Ish-Ministria e Integrimit

ILD bëhet me zyra, qeveria i beson godinën e ish-Ministrisë së Integrimit

5 Korrik 2020, 11:32| Përditesimi: 5 Korrik 2020, 11:59

  • Share

Gjashtë muaj pasi Inspektori i Lartë i Drejtësisë nisi nga puna, tashmë ka gati edhe zyrat për ambiente pune.

Me vendim të qeverisë shqiptare selia e institucionit që do të kontrollojë gjyqtarët dhe prokurorët për etikën morale dhe profesionale gjatë ushtrimit të detyrës do të jetë godina përballë presidencës, ish-ministria e Integrimit.

Pas ngritjes së ILD, e cila aktualisht është në fazën e rekrutimit të stafit duke qëndruar provizorisht në ambientet e ish-KLD tek Ministria e Drejtësisë, nga e hëna do të atashohet pranë ish-Ministrisë së Integrimit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?