Shëndeti

Inspektohet qendra e re shëndetësore në Belsh, Ministria e Shëndetësise: Në vend janë shpërndarë 200 mijë vaksina gripi

30 Tetor 2021, 14:41| Përditesimi: 30 Tetor 2021, 14:51

  • Share

200 mijë vaksina gripi janë shpërndarë në vend dhe janë shpërndarë në qendra shëndetësore për t'u vaksinuar grupet e riskut. Kështu bëri me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë inspektimin me kryeministrin Edi Rama të Qendrës së re Shëndetësore në Belsh. 

Kjo qendër është rehabilituar me programin kombëtar të 300 qendrave shëndetësore dhe u shërben sipas të gjitha standardeve 14 mijë banorëve..

‘Aktualisht kemi filluar dhe programin e vaksinimit kundër gripit, janë shpërndarë tashmë në të gjitha qendrat shëndetësore dhe ambulancat më shumë se 200 mijë vaksina të gripit, pasi do të përballemi edhe me gripin stinor. Sipas strategjisë se vjeshtë dimrit, kemi edhe vaksinat antiCOVID, ndërkohë që bëhet vaksina e gripit, bëhet dhe vaksina e COVID-19. Në tërësi janë më shumë se 1 milion e 900 mijë vaksinime të kryera me një dozë dhe me dy doza’, nënvizoi Manastirliu.

Teksa u ndal tek fushata në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit Manastirliu tha se është rritur ndërgjegjësimi gjatë këtij muaji.

‘Vetëm përgjatë muajit tetor janë kryer më shumë se 9 mijë mamografi, ndërkohë përgjatë këtij vitit janë 13 mijë mamografi të kryera. Sot mamografi e lëvizshme është në Belsh, nderkohë që çdo spital rajonal ka një mamografi, falë angazhimit tonë për të siguruar këtë shërbim në çdo rajon’, tha Manastirliu.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?