Kronikë

Inskenuan atentat dhe dhuruan spektakël nga ajri dhe toka, Peleshi publikon videon me momentet më interesante të trupave shqiptaro-amerikanë

29 Maj 2021, 19:38| Përditesimi: 29 Maj 2021, 22:12

  • Share

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar pamje nga momentet më interesante të stërvitjes më të madhe ushtarake të 30 viteve të fundit, e cila zbarkoi në Tiranë, “Defender 21”.

Trupat shqiptaro-amerikanë dhuruan spektakël nga ajri dhe toka për qytetarët dhe zyrtarët më të lartë të shtetit të cilët ishin të pranishëm.

Një ndër momentet më interesante gjatë videos 5-minutshe, të publikuar nga ministri është inskenimi i një atentati, i cili bëhet ndaj një zyrtari të vëshur me kostum, ndërsa trupat reagojnë menjëherë duke i dalë në mbrojte.

Stërvitja më e madhe ushtarake që është zhvilluar në Ballkanin Perëndimor,  “Defender Europe 21”, është mbajtur më 23 maj, dhe është cilësuar si “Dita e hapur” e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të stërvitjes së përbashkët me trupat amerikane.

Me mijëra trupa nga SHBA, por edhe aleatë të tjerë të NATO-s, disa prej të cilëve janë të përfaqësuar, demonstruan një rritje të aftësive ushtarake për të bashkëpunuar së bashku si aleatë ushtarakë.

Në këtë stërvitje u angazhuan mbi 28 mijë ushtarë, shumica e të cilëve ishin amerikanë.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?