Davide Pecorelli

Inskenoi vdekjen e tij në Pukë në 2021, Gjykata e Shkodrës dënon me 4 vite burg sipërmarrësin italian Davide Pecorelli

3 Prill, 20:52| Përditesimi: 3 Prill, 22:56

  • Share

Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 4 vite burg Davide Pecorellin sipërmarrësin Italian që inskenoi vdekjen e tij në Shqipëri në janar të vitit 2021

Në tetor 2022 prokuroria e Pukës mbylli hetimet dhe e akuzoi për 5 vepra penale, "Mashtrim" në bashkëpunim, "Dhunimi i varreve" "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" e "Shkatërrimi i pronës me zjarr". Ndaj tij prokuroria kërkoi tetë vite burg por gjykata e dënoi me 4 vite.

49 vjeçari u zhduk në janar të 2021 Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare u ngritën në këmbë për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator ai u gjet shëndoshë e mirë. Kur të gjithë e dinin të vdekur, biznesmeni italian Davide Pecorelli, u shfaq në një gomone pranë ishullit Montecristo, duke tronditur jo pak e duke sjellë me vete edhe 'historinë' se ku kishte qenë dhe çfarë kishte bërë përgjatë 9 muajve që ishte shpallur i zhdukur. "Po kërkoja një thesar" tha ai, deklaratë që habiti jo pak, thuajse aq sa edhe rishfaqja e tij. 

Ndërkohë që për ekstradimin e tij në seancën e 31 majit 2023 Gjykata e Apelit të Perugias pranoi kërkesën e mbrojtësve të Pecorellit, që kërkuan shtyrjen e vendimit deri në përcaktimin e procesit ku ai akuzohet në Shqipëri. Seanca e radhës dëgjimore para Gjykatës së Apelit të Perugias për të vendosur kërkesën për ekstradim është caktuar në Maj.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?