Ministri Niko Peleshi dhe ministri Kalle Laanet

Politikë

Inovacioni në Akademinë e FA, Peleshi vizitë zyrtare në Estoni

3 Qershor 2021, 14:30| Përditesimi: 3 Qershor 2021, 14:37

  • Share

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në datat 2-3 qershor, zhvilloi një vizitë zyrtare në Estoni, me ftesë të homologut të tij, ministrit Kalle Laanet.

Peleshi falenderoi zotin Laanet për mikpritjen si edhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e jashtëzakonshme diplomatike të Estonisë për Shqipërinë dhe faktorin shqiptar në rajon. Ministri i Mbrojtjes vlerësoi Estoninë si një nga vendet që shprehet qartë për domosdoshmërinë e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian duke e konsideruar procesin e hapjes së negociatave thelbësor për paqen dhe sigurinë në rajon.

Të dy ministrat e Mbrojtjes vlerësuan kontributet respektive dhe pjesëmarrjen ndër vite, me një numër të konsiderueshëm trupash, në misionet e drejtuara nga NATO, BE dhe OKB. Ata rikonfirmuan qëndrimin se do të vijojnë të jenë mbështetës të çdo vendimi që Aleanca do të marrë në lidhje me Afganistanin, tashmë që misioni Resolute Support përfundoi si edhe të çdo vendimi tjetër që pritet të merret në Samitin e Brukselit, me fokus në agjendën e NATO 2030. 

Ndërkaq Peleshi theksoi angazhimin për intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale në fushën e mbrojtjes me Estoninë. Në mënyrë të veçantë biseda u përqendrua në mundësitë e mbështetjes me kurse dhe trajnime të personelit shqiptar në Qendrën e Ekselencës së NATO-s për Cyber Defense, një sfidë e re kjo për Shqipërinë.

Pas takimin në Ministrinë e Mbrojtjes së Estonisë delegacioni shqiptar zhvilloi një vizitë në Kolegjin Balltik të Mbrojtjes, në Tartu të Estonisë, ku u trajtuan gjerësisht mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencës me Akademinë e Forcave të Armatosura në Tiranë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?