VIDEO/ Inkursion dhe realizim tipik i '9-shit', Daku tjetër gol në Rusi! Kombëtarja zgjedh stadiumin për 2 miqësoret e marsit

29 Prill, 16:50| Përditesimi: 29 Prill, 17:01

  • Share

Sulmuesi i kombëtares Mirlind Daku po kalon një formë shumë pozitive në kampionatin rus. 26-vjeçari realizoi golin që zhbllokoi shifrat në ndeshjen mes Rubin Kazan dhe Uralit pavarësisht se në fund skuadrat ndanë pikët me rezultatin 1-1. Për t’u veçuar realizimi i Dakut, i cili pas një inkursioni të gjatë, shmangu edhe në zonë para se të dërgonte topin në rrjetë.

Për Dakun ky ishte goli i dytë radhazi në kampionat, ndërsa këtë sezon deri më tani është ngjitur në kuotën e 7 realizimeve. Një sinjal për Sylvinhon që nuk e preferoi në dy ndeshjet miqësore të marsit, ndërkohë që është përcaktuar Hungaria si vendi pritës i dy miqësoreve të kuqezinjve në muajin qershor, kundër Litenshtejnit me 3 dhe kundër Azerbajxhanit më 7 qershor. Konkretisht stadiumi “Haladás Sportkomplexum”.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?