Iniciativa e Erdogan për një takim Putin-Zelensky, presidenti ukrainas: I gatshëm për një takim me Putin dhe OKB-në

31 Maj 2022, 16:04| Përditesimi: 31 Maj 2022, 16:06

  • Share

1653830887_Capture.JPG

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është gati të pranojë iniciativën e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të organizuar një takim në Stamboll me liderin rus Vladimir Putin dhe OKB-në. 

Kështu pohon portali ukrainas i lajmeve Vesti, i cili citon zëdhënësin presidencial ukrainas Sergej Nikiforov, siç raporton Tass. 

Faqja e lajmeve ukrainase, raporton Tass, tha se kishte kontaktuar Nikiforov, i cili tha se "është shumë herët për të folur për formatet e takimit", por është "një konsensus në parim për një takim të tillë".


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ BE-ja arrin një marrëveshje për embargon ndaj naftës ruse, Zelensky mirëpret sanksionet e BE-së, por kritikon vonesën e tyre


E.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?