Iniciativa 'COVAX' mbledh rreth vetes 76 vende të pasura…synon akses të barabartë te vaksina

3 Shtator 2020, 18:04| Përditesimi: 3 Shtator 2020, 18:10

  • Share

Rreth 76 vende janë angazhuar tashmë në planin botëror të vaksinës së Covid-19 të drejtuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, që synon të shpërndajë në mënyrë të drejtë injeksionet.

Seth Berkley, kreu ekzekutiv i aleancës së vaksinave “GAVI”, tha se plani, i njohur si COVAX, ka tashmë Japoninë, Gjermaninë, Norvegjinë dhe mbi 70 vende të tjera të nënshkruara, që kanë rënë dakord në parim për të blerë vaksina të Covid-19.

Sipas zyrtarëve, koordinatorët e COVAX ndodhen në bisedime me Kinën për ta shtuar në grup.  

Iniciativa COVAX po drejtohet nga GAVi, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Koalicioni për 'Përgatitje ndaj Epidemive' dhe synon të ndalojë nacionalizimin e vaksinës.  

Përkrahësit e kësaj iniciative thonë se do të ulë kostot e vaksinës për këdo dhe do të sjellë një fund më të butë të pandemisë.

Vendet e pasura që i bashkohen COVAX do të financojnë blerjet e vaksinës nga buxhetet e tyre kombëtare dhe do të bashkohen me 92 vende të varfëra që do mbështeten nga dhurimet vullnetare ndaj planit.

Shtetet e Bashkuara bënë të ditur se nuk do t’i bashkohen COVAX për shkak se administrata e Trump kundërshton përfshirjen e OBSH.
 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?