Granit Xhaka

Informoi edhe trajnerin, Granit Xhaka largohet nga Arsenali! Surprizon me ekipin e ri

16 Maj 2023, 18:10
  • Share

Granit Xhaka do largohet nga Arsenali në fundin e sezonit. Kështu ka raportuar këtë të martë Chris Wheatley, gazetari i afërt me klubin londinez. Pas shtatë vitesh në Londër, mesfushori shqiptar i ka treguar vendimin e tij edhe trajnerit Arteta, me këtë të fundit që është i fokusuar te tre ndeshjet e fundit të sezonit.

Kapiteni i Zvicrës duket se ka vendosur të rikthehet në Bundesligë, këtë herë me Bayer Leverkusen. Pas eksperiencës me Gladbach, Xhaka është përfolur për largimin nga "Topçinjtë".

Me kontratë deri sezonin që vjen, Leverkusen do duhet të paguajë 15-20 milionë euro për kartonin e Xhakës. Granit Xhaka është pjesë e Arsenalit nga viti 2015. Deri më tani, ai ka zhvilluar 295 paraqitje në total, teksa ka kontribuar me 21 gola dhe 29 asistime. Gjatë kësaj periudhe, Xhaka ka fituar dy trofe të Kupës FA dhe dy Superkupa të Anglisë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?