Informaliteti në turizëm/ Në gusht erdhën në Shqipëri 1.9 mln të huaj, vetëm 306 mijë u akomoduan në hotele! Ku fjetën 1.5 mln turistë?

19 Tetor 2023, 17:24| Përditesimi: 19 Tetor 2023, 17:31

  • Share

Bumi i madh turistik që përjetoi Shqipëria këtë vit, evidentoi edhe më shumë informalitetin e lartë që ka në sektor. INSTAT raporton se vetëm në muajin gusht në strukturat akomoduese në Shqipëri janë regjistruar mbi 306 mijë (306.987) shtetas të huaj, nga 187.553 mijë që ishte numri vjet. Numri i netëve të qëndrimit sipas INSTAT ka qenë mbi 1 milionë, ose mesatarisht çdo shtetas jo rezident në Shqipëri ka kaluar 3.3 net në hotele, bujtina, resorte shqiptare etj. (1,014,164 net qëndrimi / 306,987 shtetas jo rezident=3.3... net secili person)

Mirëpo vetëm në muajin gusht në Shqipëri kanë hyrë për pushime 1.9 milionë (1.906.761) të huaj. Pyetja që ngrihet është se ku janë akomoduar afërsisht 1.5 milionë (1,599,774) shtetas jo-rezident?

Operatorët e sektorët e turizmit, tregojnë 3 arsye se përse përballemi me këto shifra.

Së pari, theksohet se pjesë e shtetasve, mund të jenë edhe shqiptar me pasaportë të huaj, shifër që nuk saktësohet nga INSTAT, dhe që akomodohen tek të afërmit ose shtëpitë e tyre.

Së dyti, strukturat akomoduese edhe pse janë të licencuara nuk kanë deklaruar numrin e sakte të vizitorëve që kanë pasur. Kjo për shkak se strukturat akomoduese vijojnë të deklarojnë shfrytëzim të kapaciteteve 55-65%, edhe pse numri i turistëve është shumë më i lartë se vjet.

Dhe, së treti një pjesë prej tyre janë akomoduar në njësitë informale, që japin dhoma, apartamente, vila apo shtëpi me qira edhe pse nuk janë të certifikuara si struktura akomoduese.

Sipas Ministrisë së Turizmit, janë 28 mijë struktura akomoduese që ushtrojnë aktivitetin të pa licencuara dhe që japin me qira dhoma, apartamente e jo vetëm në AirBnB dhe në Booking.

Për shkak të informalitetit të lartë që ka ky sektor, buxheti i shtetit nuk arrin të përfitojë aq sa realisht është xhiroja e kësaj industrie, si dhe kontributi në rritjen ekonomike vijon të jetë i vogël.

Për të luftuar evazionin qeveria po ndryshon projektligjin e turizmit, ku theksohet se nga dhomat e thjeshta deri tek vilat që akomodojnë pushues përmes AirBNB apo Booking dhe nuk kanë një licencë, do të regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe do të futen në sistemin e deklarimit dhe të taksimit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • GAZMEND: 21/10/2023 16:07

    Duke përfshirë transportin e brendshëm, 1.9 milionë vizitorë do të shpenzojnë 500 euro secili për mesatarisht 3 ditë qëndrimi. 1.9x500=950 mln EUR. Me 20% gabim le të themi 700 mln euro. A ka hyrë në regjistrim 30% e kësaj?

    Përgjigju
  • Iris: 20/10/2023 02:25

    Interesante e gjej nje nga arsyet qe jepet:deklarimi 55-65 % shfrytezim te kapacitetit te strukturave akomoduese! A nuk jane te njejtat struktura qe jane perjashtuar nga tatimet gjithashtu?!

    Përgjigju
    • Andi: 20/10/2023 09:42

      PO. Shume e vertete. Ketyre sa me shume lehtesira fiskale tu japesh aq me teper abuzojne. Vazhdoj mos ta kuptoj qe me cfare fytyre bejne binzes duke mos deklaruar xhiron, duke shfrytezuar punonjesit me paga qesharake, duke ofruar sherbim skandaloz...e ne fund prap ankohen se duan me teper!

  • Emigranti: 19/10/2023 23:23

    Sa here qe vij aty me numrojne di turist. Ne vere erdha per pushime vete i 4 ndersa edhe nja 2 here te tjera per raste familjare. Si puna ime jane mbi 600mij veta ne mos me shume qe kthehemi ne shtepite tona. Mos duhet ti japim llogari shtetit se edhe ku fjetem tani?

    Përgjigju
  • Kalkulator ekzakti: 19/10/2023 20:51

    Shume e drejte jane shqiptare gjysma sot nuk ka familje shqiptare qe ska minimumi 5 kusherinj apo mbi 5 antar familjes me pasaporte UK US EU etj ! Psh 80% jene shtetas Evropian e US nga familja qe kemi dhe meqe ne 2023 skishte asnje kufizim kush nuk erdhi ne December 2022 e la per kete vere , kan fjet tek shtepia e dajes , xhajes , kushove , dajave ndaj them qe shume shqiptar (tani duo citisens) kane sjelle edhe shoke e miq me vete nga perendimi! Ndaj besoj qe sot shume persona kane familjar ne EU madje po te besh nje statistike probabilitet te lejeqendrimit si antar bashkim familjar vendet qe e njohin shumica e kane kete gati 60-70%! Mos prisni te ikin gjysherit 80-90 vjec shqiptar per pushime ne West apo EU por vijne nipa miq e shoke ndaj kemi keto shifra

    Përgjigju
  • Lelo: 19/10/2023 19:20

    Po nuk i deklarojne te gjithe nr e turisteve hotelet per te shmangur taksat... po varja kush i kontrollon... une per vete i kapa ca lek me teper edhe kete vit o byrazer

    Përgjigju
  • Ani: 19/10/2023 19:17

    Po te kishin fjet ne shtepite e tyre do te duheshin mesatarisht 350 - 400 mije shtepi Pra edhe nje Tirane tjeter. E frikshme kur as vete populli s.do te dije te verteten e pastaj ankohen pse s.ka rruge apo uje.

    Përgjigju
    • Or tej: 19/10/2023 23:26

      Prandaj po i ndertojne 50 katshet ne Tirane or teeeejjjjj

  • Statisticieni: 19/10/2023 18:31

    Nga keta 1.9 Milion turista edhen dhe: 2 veta prinderit e mi me pasaporte USA; 5 veta motra me familjen e vete me pasaporte USA; 5 veta daja me familjen me pasaport Gjermane; 4 veta tezaj me familjen me pasaporte Gjermane; 4 veta kunata me familjne me pasaporte Daneze; 20 veta nga fisi i babit me pasaporte Greke. 40 "turista" i di un qe kan ndejt ne shtepite e tyre

    Përgjigju
    • Agton: 20/10/2023 07:48

      Te besoje, dhe nga familja ime nja 40 gjithashtu te shperndare neper bote me nenenshtetsine te vendeve ku jetojne....

  • Analiza: 19/10/2023 18:31

    Ca kane blere shtepi (qe Jane shqiptar te shqiperise Kosoves dhe vende tjera shqiptar me passport EU) , disa Jane ne rrulote (3-4 persona Max ) i nxe nje rrulote , pra duhet nje shifer sa kamping roulot kane hyre besoj 10,000 cope pak a shume ! Disa kanë fjet ne miq shoke familje shqiptaresh dhe vetem 1% mund te kete qene airbnb apo shtepi qera plazhi etj

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 19/10/2023 18:28

    Kur shkojm na në pushime, çmimet jan si në dubai, por skan as rrespektin minimal, ma pare të lypin leket se sa të ulim çantat nga makina. Ti lypin per 2 jave, dhe stë japin as fature 70%. Po ashtu edhe marketet e vogla nuk japin faturë, as furrat e bukes, etj etj, e kam fjalen për ne plazh.

    Përgjigju
  • Pita gora: 19/10/2023 17:49

    Në shtëpi të tyre fjetën. Janë Shqiptarë me pasaporta të huaja që vijnë çdo 3 muaj në Shqipëri

    Përgjigju
    • I. Lir: 19/10/2023 19:51

      Po thuhet qe vetem shqiptare te emigruar jane 1.4 milion.E qe kishin 2 deri 3 vjet qe smundeshin te vinin nga pandemia... A nuk eshte e llogjikshme qe te vine kete vit me shume se çdo here tjeter? Po me ke mund te funksionoje llogjika e tille. Me ata qe edhe nje qindarke po pane tu dale te mjereve te ketij vendi qe japin shpine apo dhomen me qera per buken e gojes...direkt duhet te marin pjeses. Sikur jane "Donet e Siçelise"qe sa vinte dikush ke lagjia qe sundonin per te bere nje pune...i çonin Santuçion tju caktonte pjesen per "Donin"....! Çare takse duhet te paguajn keta tw mjere...kur ne Greqi i gjith sistemi Airbnb nuk paguan asnje takse.? Kur ketu behet fjale per buken e gojes te mijra njerzve qe kane pensionin e nje viti aq sa dy goma te makines se ministrit"Don...." !!! Turp i madh. O Zot ku je! Mbaju doren te paudheve se keshtu si e kane bere kete vend e kete popull nuk po mundet ta dije kush se car do ndodhe.

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?