Paratë e sekuestruara

‘Informaliteti’, arrestohet kambisti pa licencë në Durrës

30 Shtator 2022, 10:06| Përditesimi: 30 Shtator 2022, 10:10

  • Share

Një kambist 60-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ushtronte aktivitetin në mënyrë të paligjshme në këtë qytet. H. A., 60 vjeç, banues në lagjen nr. 9, nuk ishte pajisur me licencën përkatëse.  Policia e Durrësit njofton se kambisti akuzohet edhe për fshehje të të ardhurave.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e krimeve ekonomike dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, në vijim të operacionit policor të koduar “Informaliteti”, evidentuan dhe goditën një rast tjetër të fshehjes së të ardhurave dhe të informalitetit. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi H. A., 60 vjeç, banues në lagjen nr. 9, Durrës, për veprat penale "Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare", "Fshehja e të ardhurave", "Mospagimi i taksave dhe tatimeve" dhe "Punësimi i paligjshëm", pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në rrugë, duke ushtruar veprimtarinë si kambist, pa licencën përkatëse”, ka njoftuar policia.

Ndërkohë si prova u sekuestruan shuma të konsiderueshme parash, të valutave të ndryshme.  

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?