Informacion i dobishëm nga OBSH si të ruani veten dhe të tjerët nga COVID-19

12 Mars 2020, 11:58| Përditesimi: 12 Mars 2020, 11:59

  • Share

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ofruar disa këshilla se si të mbroni veten dhe të tjerët nga COVID-19.

Kur keni vizitorë në shtëpi, shkëmbeni përshëndetje me "1 metër largësi”, duke tundur dorën, me dorën në zemër apo duke tundur kokën.
Kërkojuni vizitorëve dhe atyre me të cilët jetoni të lajnë duart.
Pastroni dhe dezinfektoni rregullisht sipërfaqet në shtëpinë tuaj, veçanërisht sipërfaqet që njerëzit prekin më së shumti.
Nëse dikush me të cilin jetoni nuk ndihet mirë (veçanërisht, me simptoma të mundshme të COVID-19), kufizoni hapësirat tuaja të përbashkëta.
Nëse ju shfaqen simptomat e COVID-19, kontaktoni me telefon mjekun tuaj të familjes, përpara se të vizitoni një institucion të kujdesit shëndetësor.
Hartoni një plan masash në rast të një shpërthimi epidemik të COVID-19 në komunitetin tuaj.
Kur dilni në publik, ndiqni të njëjtat udhëzime parandaluese, siç do të bënit edhe në shtëpi.
Qëndroni të përditësuar me informacione nga burime të besueshme.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?