Inflacioni i rikthehet rritjes, ndikuan ushqimet dhe pijet, përllogaritet në 3.9%

8 Dhjetor 2023, 12:57| Përditesimi: 9 Dhjetor 2023, 18:36

  • Share

Vendi përballet me një tjetër valë inflacioni.  Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë gjatë nëntorit, treguesi i ndryshimit të çmimeve i rrit në 3.9 për qind, krahasuar me muajin e kaluar që ishte 3.8%.

Kjo do të thotë që shqiptarët po vijojnë të paguajnë më shumë në të përditshmen e tyre. Ecuri e ngjashme pritet edhe për dhjetorin, muajin në të cilin inflacioni rritet për shkak të kërkesës së shtuar nga festat e fundvitit.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Nëntor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +2,52 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”

Më pas 
Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,36 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,19 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,17 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,16 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,14 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,10 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,08 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,04 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,02 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,25 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Nëntor 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 7,1 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 6,0 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 4,8 %,

Përmbyllja e sezonit masiv turistik ndikon në tërheqjen e valës së inflacionit te hotelet, kafenetë dhe restorantet. treguesi i ndryshimit të çmimeve në këto kategori ra në 4.3 për qind nga 4.8 që ishte në tetor.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Tetor 2023, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 0,9 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,4 %, “Transporti” me 0,3 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,2 % dhe “Komunikimi” me 0,1 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u rritën me 0,2 %, pasuar nga “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1 % secili.

Edhe Banka e Shqipërisë paralajmëroi se vendi mund të përballet me një valë tjetër inflacioni. Referuar raportit të gjithë sektorët presin rritje të çmimeve në të ardhmen. Sektori i industrisë shprehet se produktet që do të prodhojnë do të jenë më të kushtueshme. Të njëjtat pritshmëri ka edhe sektori i ndërtimit, shërbimeve dhe tregtisë.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?