Foto ilustruese

Bota

Inflacioni botëror, gjermanët nuk kanë më mundësi për të kursyer para

23 Gusht 2022, 16:11| Përditesimi: 23 Gusht 2022, 16:12

  • Share

Prej rritjes së çmimeve dhe inflacionit gjermanëve do t'u duhet t'i përdorin thuajse gjithë të ardhurat për të përballuar jetesën e përditshme. nAnalistë të disa bankave në Gjermani, ndër të tjera Sparkasse, Volksbank, janë të mendimit se qytetarëve do t'u mbeten më pak para për të kursyer, sepse të ardhurat do t'u nevojiten për të përballuar shpenzimet e përditshme të jetesës.

Sipas ekspertëve të grupit të Bankave të Kursimeve, Sparkasse, shumica e gjermanëve po jetojnë gjithnjë e më shumë limitet e tyre financiarë për shkak të inflacionit të lartë. Presidenti i Shoqatës Gjermane të Bankave të Kursimeve, Helmut Schleëeis, tha për gazetën "Ëelt am Sonntag": "Ne presim që deri në 60 për qind e konsumatorëve do ta humbasin fuqinë blerëse për shkak të rritjes së konsiderueshme të çmimeve". Edhe grupi i bankave  po vëzhgojnë se klientët kanë më pak hapësirë ​​për të manovruar. "Inflacioni i lartë u rrëmben konsumatorëve fuqinë blerëse, gjë që redukton aftësinë e tyre për të kursyer”, i tha gazetës "Ëelt am Sonntag" drejtori i bordit të drejtorëve të Shoqatës së Grupit rtë bankave, Andreas Martin.

Nga vjeshta pritet përkeqësim i situatës financiare

Sipas ekspertëve bankarë situata e kursimeve pritet të përkeqësohet ndjeshëm veçanërisht në vjeshtë dhe dimër, sidomos për personat me të ardhura të ulta dhe të mesme. Situata e tensionuar duket që tashmë qartë në llogaritë bankare, sepse shumë vetë marrin kredi afatshkurtra ose hyjnë në minus./DW

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?