Kate O’Flaherty

Infermierja 21-vjeçare firmos testamentin e vdekjes, një mesazh për të gjithë: Mos na quani heronj, por luftoni me ne!

8 Prill 2020, 22:34| Përditesimi: 8 Prill 2020, 22:39

  • Share

Një infermiere e re që ndodhet në vijën e parë të COVID-19 në Britani është shprehur se tashmë ka shkruar testamentin sepse ka frikë se mund të vdesë nga virusi vdekjeprurës.

Kate O’Flaherty nga Dublini tha se i ka thënë të dashurit të saj se ku mund ta gjente nëse do të sëmuret nga koronavirusi.

Në një letër të hapur 21-vjeçarja shkruajti: “Është një kohë e tmerrshme për të gjithë ne, ku edhe  punonjësit më me përvojë nga ne po mësojnë diçka të re.Vitin e kaluar, infermierët ishin në grevë pa dobi. Këtë vit, ne po konsiderohemi heronj.

Ne nuk duam që ju të na quani heronj. Ne duam që ju të luftoni me ne, të siguroheni që infermierët, të marrë trajtimin dhe pagën që meritojnë. Ne kemi nevojë për të gjithë që të luftojmë së bashku.”

Përdoruesit e mediave sociale kanë ndarë mbështetjen e tyre për infermieren që po mendon për fundin e jetës së saj.

Ky reagim vjen vetëm disa ditë pasi dy infermiere të reja vdiqën pasi u prekën  nga COVID-19.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?