‘Infermiere Eva’, monodramë në Fier për dhunën ndaj gruas, regjisori: Mesazh sensibilizimi për t’u dëgjuar zëri i tyre

16 Qershor 2022, 21:36| Përditesimi: 16 Qershor 2022, 21:39

  • Share

“Infermiere Eva”, është monodramë kushtuar figurës së gruas që u soll këtë herë për publikun në teatrin “Bylis” në Fier. Shkruar nga poetja Valentina Dafa, shfaqja sjell mesazhin sensibilizues për fenomenin e dhunës ndaj gruas në shoqëri dhe sfidat me të cilat asaj i duhet të përballet çdo ditë.

“Është një vepër artistike që në qendër të saj ka Evën femër me profesion infermiere. Një femër që i mohohet jeta, i mohohet profesioni pasi kjo shoqëri e dhunon psikologjikisht, e privon për të qenë e lirë. Urojë që publiku mbas shijimit të reflektoje se ku është shoqëria jonë”, tha aktorja, Miola Sitaj.

Për regjisorin e veprës Klajdi Marku, premiera është një dramë sociale tipike shqiptare që i flet ndërgjegjësimit të shoqërisë dhe kërkon që gruaja të marrë vendin që i takon.

“Vepra është shumë e rëndësishme pasi komunikon me publikun. Subjekti është dhuna që femra shqiptare pëson çdo ditë në familje, në shoqëri, në punë,  kudo që është dhe kjo lloj dhune psikologjike  e boshatis femrën, por shpëtimin ajo e gjen pikërisht tek bluza e bardhë dhe profesioni i saj, si infermiere. Është një vepër tipike shqiptare që i flet gjithë shqiptarëve për të reflektuar në marrëdhënie me femrën si nënë, si motër por njëkohësisht dhe si shoqëri. Ne duhet të jemi të ndjeshëm ndaj këtij fenomeni.

Monodrama “Infermiera Eva” është përzgjedhur për të konkurruar dhe si pjesë e festivalit Ndërkombëtar të “Albamonos”, për monodramën që do të shfaqet në Korçë  më 20 qershor.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?