Spitali Zhan Mitrev në Maqedoninë e Veriut

Infektonin qëllimisht pacientet për eksperiment, nisin hetimet për spitalin 'Zhani Mitrev' në Maqedoninë e Veriut

18 Korrik 2022, 14:38| Përditesimi: 18 Korrik 2022, 14:51

  • Share

Prokuroria Publike e Shkupit ka nisur hetimet pas denoncimit për një trajtim ilegal eksperimental të pacientëve në klinikën “Zhan Mitrev” nga Shkupi, ku bëhet me dije se është kryer një studim klinik me metodën e hemofiltrimit pa raportim, por edhe përpunimi i vdekjeve, të cilat kanë pasur disa infeksione bakteriale.

“Menjëherë pas publikimit të emisionit dokumentar në fjalë, Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur lëndë në bazë të instrumentit të zërit, të paraparë me Ligjin për procedurë penale. Rasti i është caktuar prokurorit publik kompetent i cili do të ndërmarrë veprime për verifikimin e pretendimeve që tregojnë për vepra penale kundër shëndetit të njerëzve”, thuhet në komunikatën e shkurtër të Prokurorisë Publike të Shkupit.

Dokumentari bazohet në dëshminë e një familjeje, anëtari i së cilës vdiq në klinikën private, pasi kishte marrë infeksione të shumta bakteriale intraspitalore gjatë hemofiltrimit.

Klinika nuk kishte miratimin nga ‘MALMED’ për të përdorur këtë metodë, megjithëse pacientët me Covid u vendosën në një procedurë trajtimi eksperimental. As pacientëve dhe as familjeve nuk iu tha se ata ishin subjekt i një eksperimenti.

Hulumtimi i IRL “Gjaku i pistë” bazohet në 24 raporte të qytetarëve nga Maqedonia dhe Kosova, të cilët kanë paguar mijëra euro pa u informuar se kanë qenë pjesë e një studimi mjekësor.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?