Foto ilustruese

'Infektohet' spitali i Beratit/ Me COVID 5 infermierë në 3 reparte dhe 3 punonjës! Të prekur dhe te Drejtoria e Tatimit

6 Gusht 2020, 11:45| Përditesimi: 6 Gusht 2020, 11:50

  • Share

Koronavirusi ka prekur edhe spitalin e Beratit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në këtë spital janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 8 raste të reja nga të cilët 5 janë nga bluzat e bardha, më konkretisht infermierë në Pediatri, Kirurgji dhe te Urgjenca. ndërkohë, 3 rastet e tjera është një punonjës magazine, një oksigjenist dhe një punonjës i kaldaje.

Ndërkohë, të infektuar janë konfirmuar dhe në Drejtorinë TatimiTaksave. 1 punonjës është infektuar me COVID së bashku me bashkëshorten e tij, e për pasojë janë karantinuar prej 4 ditësh në banesën e tyre.


Lajmi kryesor:

Sot 6 viktima dhe 127 persona pozitiv me COVID-19! 'Infektohet' spitali dhe Drejtoria Tatimeve në Berat


B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?