Dhimitraq Ziu

Infektohet me COVID-19, numri dy i Policisë Tiranë, Dhimitraq Ziu

22 Nëntor 2020, 12:13| Përditesimi: 22 Nëntor 2020, 12:52

  • Share

COVID-19 është futur në instancat e policisë, ku Report TV mëson se i infektuar është edhe zv.drejtori i Rendit i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Dhimitraq Ziu.

Zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe i karantinuar prej dy ditësh në shtëpinë e tij, ku po merr dhe trajtimin përkatës.

Numri i dy i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu nuk është i vetmi që rezulton i prekur me COVID-19 në radhët e policisë, ku dy ditë më parë i prekur nga virusi rezultoi edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, i cili ndodhet gjithashtu i  vetëkarantinuar në banesën e tij.

Veliu ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore me simptoma të lehta teksa po merr trajtim mjekësor në shtëpi. Në vendin e tij është komanduar zëvendës drejtori i Policisë, Albert Dervishaj.


Lajmi kryesor:

Sot 565 të prekur 14 viktima me COVID! Infektohet numri dy i Policisë së Tiranës! Shtrohet tek Infektivi mjeku neurolog Drini Dobi! Virusi i merr jetën inxhinierit


Komento

Komente

  • Polici: 22/11/2020 16:09

    Do zoti shpeton policia nga nje vemje e pa afte dhe ordinere si ty.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duken të sigurta kushtet e rrugëve në Shqipëri?