Ministrja e Arsimit, Evis Kushi

Infektohet me COVID-19 ministrja e Arsimit, Evis Kushi: Jam karantinuar, do vazhdoj punën nga shtëpia

15 Shkurt 2021, 11:26| Përditesimi: 15 Shkurt 2021, 12:00

  • Share

TIRANË- Koronavirusi nuk ka kursyer as ministren e Arsimit, Evis Kushi. Report Tv mëson se Kushi ka rezultuar pozitiv me COVID dhe aktualisht është karantinuar në banesë. Ministrja ka pasur një apel për të gjithë që të respektojnë masat anti-COVID.

"Pas testimit për COVID-19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e mjekëve dhe do të vazhdoj t’i përmbush detyrat nga shtëpia. Ju bëj thirrje të gjithëve, të respektoni të gjitha rregullat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së virusit. Uroj shumë shëndet për ju dhe familjet tuaja", shkruan ministrja.

Më herët, kanë rezultuar pozitiv me COVID, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe ajo e Suedisë Elsa Hastad.


Lajmi kryesor:

Numri i të shëruarve ia kalon të infektuarve, 775 raste të reja e 12 viktima nga COVID! Infektohet ministrja Kushi, ndërron jetë ish-prefekti Vlorës dhe ish-kryetari i Këshillit Bashkiak Kavajë


B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ert: 15/02/2021 22:36

    pra maskat nuk benkan pune

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?