Gianni Infantino

Infektohet me Covid presidenti i FIFAS, vetë-izolohet në shtëpi

27 Tetor 2020, 17:29| Përditesimi: 27 Tetor 2020, 17:32

  • Share

Infektohet me Covid presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Lajmi është konfirmuar pak minuta më parë nga FIFA në faqen zyrtare. Përmes një postimi FIFA shkruan se numri një i futbollit në botë ka marrë sot konfirmimin se është pozitiv me Covid.

Pas kësaj ai është karantinuar në shtëpi.

"Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino mori konfirmimin sot se ka dolë pozitiv për koronavirus. Presidenti pasi ka paraqitur simptoma të lehta menjëherë e ka vendosur  veten në vetë-izolim dhe do të qëndrojë në karantinë për të paktën dhjetë ditë", shkruan FIFA.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?