Spitali Infektiv

Infektimet me COVID, i shtruar në spitalin Infektiv edhe një 17-vjeçar! I mituri pa sëmundje bashkëshoqëruese dhe i pavaksinuar

31 Janar 2022, 14:05| Përditesimi: 31 Janar 2022, 14:08

  • Share

Mes pacientëve të shtruar në Spitalin infektiv, për shkak të infektimit me COVID-19, është edhe një i ri, vetëm 17 vjeç. I mituri u infektua me COVID disa ditë më parë, ndërsa u shtrua në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Ai tashmë ndodhet në gjendje të qëndrueshme, teksa rezulton se nuk vuan nga sëmundje bashkëshoqëruese dhe as nuk është i vaksinuar.

Numri i infektimeve me COVID në vend vijon të jetë i lartë, teksa Ministria e Shëndetësisë ka vënë theksin te vaksinimi, si e vetmja mënyrë për të qenë të mbrojtur nga ky virus.

Sipas të dhënave të raportuara ditën e djeshme, numri i personave aktivë me COVID në vend ka shkuar në 20,498, teksa të shtruar në spital janë 168 pacientë. Në 24 orët e fundit u regjistruan 939 raste të reja infeksioni, teksa 5 persona humbën jetën.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?