Sport

Infantino kërcënon 12 klubet themeluese: FIFA kundër Superligës, merrni parasysh pasojat

20 Prill 2021, 12:04| Përditesimi: 20 Prill 2021, 13:55

  • Share

Shumë qartë kundër krijimit të Superligës evropiane të futbollit është shprehur edhe FIFA. “Dua të jem shumë i qartë. FIFA është një organizatë e krijuar në bazë të vlerave të sportit dhe ne si FIFA e dënojmë me shumë forcë krijimin e Superligës që është diçka e mbyllur dhe një arratisje nga institucionet e futbollit. Kush do të largohet duhet të paguajë edhe pasojat”. Ky ishte qëndrimi shumë i qartë dhe kërcënimi i presidentit të FIFA-s Gianni Infantino për kompeticionin e ri. Fjalë shumë të ashpra këto të drejtuesit të institucionit që menaxhon futbollin botëror dhe që do të thotë se edhe FIFA është në krah të Uefas në luftën me 12 klubet krijuese të Superligës evropiane që u themelua pas këmbënguljes së presidentit të Real Madrid Florentino Perez.

Infantino duke folur në Kongresin e UEFA-s donte të shprehte gjithë mbështetjen e tij për 55 federatat evropiane të futbollit dhe e mbyll duke thënë: “ Nëse disa zgjedhin të ndjekin rrugën e tyre duhet të pranojnë edhe pasojat. Këto 12 klube duhet të jenë përgjegjëse për zgjedhjen e tyre. Konkretisht do të thotë se je brenda ose jashtë sistemit dhe nuk mund të jesh në mes. Duhet të respektohen edhe institucionet e futbollit” e mbyll Infantino/ Përgatiti Andi Kapxhiu

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?