Indrit Hoxha në Report Tv: Basha të japë dorëheqjen e të përballet me votën, të futen në garën për kryetarin e ri

18 Mars 2022, 20:14| Përditesimi: 18 Mars 2022, 20:20

  • Share

TIRANË- Pas zgjedhjeve të 6 marsit, ku PD doli forcë e tretë në vend, Lulzim Basha po përballet me demokratët të cilët po i kërkojnë dorëheqjen. Anëtari i ‘Foltores’, Indrit Hoxha tha në Report Tv se Basha duhet të japë dorëheqjen dhe të futet zgjedhjet për kreun e ri të partisë.

Në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Hoxha thotë se kushti i vetëm i Komisionit të Rithemelimit për të zgjidhur krizën në PD, është vota dhe se Basha duhet të tregohet i gatshëm të përballet me votimin.

“Nuk mund të jetë një fitore as për ne, por duke marrë parasysh kushtet sesi Berisha u fut në këto zgjedhje. Në një hark kohor prej 5 muajsh, një ambasadë amerikane që bënte fushatë kundër foltores, lëvizje pa struktura, pa seli, pa fonde, me logo të konfiskuar. Arriti të rikonfirmojë vetëm si një forcë e dytë opozitare. Sigla e PD, një forcë me një histori 32 vjeçare doli forcë e tretë me 6 përqind. Synimi ynë është ringritja e PD-së dhe bashkimi vjen vetëm nëpërmjet votës. Të kandidojë cilido, edhe zoti Basha ka të drejtë të kandidojë. Po Berisha duhet të jetë pjesë  e garës? Padyshim që po”, u shpreh Hoxha në Report Tv.

Ndalur në ‘përçarjen’ e Grupit Parlamentar të PD-së, Hoxha thotë se ata pavarësisht ‘përplasjes’ mes Berishës dhe Bashës, grupi duhet të jetë i unifikuar pasi qytetarët i kanë votuar për t’i përfaqësuar në Kuvend.

“Grupi parlamentar nuk duhet të përfshihet me përplasjet. Duhet të jetë i unifikuar, demokratët i kanë votuar t’i përfaqësojnë në parlament. Nuk e di në çfarë fazash janë negociatat. Kushti i Komisionit të rithemelimit, është vota, asnjë lloj gjëje tjetër”, tha Hoxha.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?