shpërthim i vullkanit në Indonezi

Indonezi/ Shpërthen vullkani, asnjë humbje jete, 2000 persona të evakuuar

4 Dhjetor 2022, 14:56| Përditesimi: 4 Dhjetor 2022, 15:02

  • Share

Vullkani më i madh në Java ka shpërthyer. Raportohet se nuk ka asnjë humbje jete, por shtëpi të rrezikuara.

Vullkani në malin Semeru të Indonezisë ka shpërthyer, duke nxitur evakuimin e banorëve në ishullin kryesor të vendit, Java. Deri më tani nuk është raportuar asnjë i lëndua, por janë evakuuar 2.000 persona janë evakuuar nga zona në afërsi të vullkanit. Autoritetet e vendit kanë paraljmëruar banorët që vullkani ka arritur në nivele më të larta dhe për të mos rrezikuarjetën nga përshkallëzimi  kanë ngritur nivelin e paralajmërimit nga vullkani në nivelin më të lartë, që do të thotë se aktiviteti vullkanik është përshkallëzuar.

Banorëve u është bërë thirrje që të qëndrojnë të paktën 8 kilometra larg vullkanit, pasi “valë të nxehta” të llavës po vazhdojnë të derdhen nga Semeru.

“Ngritja në nivelin katër të rrezikut nënkupton se shtëpitë e banorëve janë në rrezik”, tha një zëdhënës i Qendrës së Vullkanologjisë dhe Gjeologjisë së Indonezisë.

Për shkak të shiut dhe hirit vullkanik, nga fshatrat përreth janë evakuuar 1.969 persona, tha Agjencia Kombëtare për Fatkeqësi e Indonezisë.

Kjo agjenci tha se janë prekur gjashtë fshatra. Pas shpërthimit të vullkanit, Japonia lëshoi paralajmërim për cunami në ishujt e saj në jug.

Vullkani Semeru nisi shpërthimin në orën 02:46, sipas kohës lokale. Indonezia gjendet në “Unazën e Zjarrit”, ku ndeshen dy pllaka tektonike dhe vendi shpesh përballet me tërmete dhe ka aktivitet të lartë vullkanik.

Semeru – i njohur edhe si Mali i Madh – është vullkani më i lartë në Java, pasi gjendet në 3.676 metra lartësi dhe është një prej vullkaneve më aktiv. Vitin e kaluar ky vullkan shpërtheu, duke lënë të vdekur të paktën 50 persona.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?