Indiana Jones zbret edhe njëherë të fundit në ekranin e madh, aktori i njohur Harrison Ford zbulon detajet

22 Shkurt 2020, 01:38| Përditesimi: 22 Shkurt 2020, 04:50

  • Share

Harrison Ford njoftoi në premierën e filmit të tij të ri, “The Call of the Wild” se xhirimet për një tjetër film të Indiana Jones do të fillojnë këtë verë. Megjithatë, ai nuk dha informacione të mëtejshme për filmin.

Mesa duket aktori 77-vjeçar do të luajë edhe një herë rolin e arkeologut dhe aventurierit më të famshëm në ekranin e madh.

Me siguri ky do të jetë edhe filmi i fundit i Indiana Jones me regji nga Steven Spielberg.

"Nuk mund të them më shumë, por jam shumë e lumtur që u ktheva," tha Ford.

Po ashtu, me rastin e prezantimit të filmit të tij më të ri, aktori i kushtoi një rëndësi të madhe në fjalimin e tij edhe çështjeve mjedisore.

"Unë uroj që njerëzit të shohin filmin dhe të kuptojnë se natyra është këtu për ta. Ne jemi pjesë e natyrës, jo mbi të. Nuk është natyra ajo ka nevojë për njeriun, por njeriu për natyrën. Ne duhet të ruajmë dhe t'i jemi mirënjohës natyrës për ato që na ofron. Pa natyrën nuk mund të mbijetojmë”, ka thënë ndër të tjera aktori.

Shikoni albumin më poshtë për të parë fotot e filmave të Indiana Jones:

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?