India nis përgatitjet e misionit historik në Hënë

14 Korrik 2023, 15:21| Përditesimi: 14 Korrik 2023, 15:24

  • Share

India ka nisur misionin e saj të tretë në Hënë, duke synuar të jetë e para që do të ulet pranë skajit jugor të Hënës i cili është më pak i eksploruar. Anija kozmike Chandrayaan-3 u ngrit në orën 14:35 të së premtes nga qendra hapësinore Sriharikota.

Zyrtarët vendas deklaruan se anija Chandrayaan-3 do të mbërrijë në Hënë në datat 23 dhe 24 gusht. Nëse ky mision do të ketë sukses, India do të jetë vetëm vendi i katërt që do të arrijë një ulje të kontrolluar në Hënë, pas SHBA-së, ish-Bashkimit Sovjetik dhe Kinës.

Të gjithë njerëzit e kanë ndjekur këtë moment përmes një video live pamjen e nisjes së raketës teksa e kanë quajtur atë si ‘madhështore’.

"Chandrayaan-3 ka filluar udhëtimin e tij drejt Hënës", shkroi shefi i Organizatës Indiane të Kërkimit Hapësinor (Isro), Sreedhara Panicker Somanath, në Twitter.

Ky mision është i treti në programin e eksplorimit hënor të Indisë, Chandrayaan-3 pritet të bazohet në suksesin e misioneve të tij të mëparshme në Hënë.

Çandrajan 3 u nis 13 vite pas misionit të parë të Indisë në Hënë në vitin 2008, kur mbaroi “kërkimin e parë dhe më të detajuar të ujit në sipërfaqen hënore dhe zbuloi se Hëna ka një atmosferë gjatë ditës”. Çandrajan 2 u nis korrikun e 2019, por ishte vetëm pjesërisht i suksesshëm, ku pjesë të tij vazhdojnë të qarkullojnë dhe studiojnë Hënën edhe sot.

Anija Chandrayaan-3 peshon 3.900 kilogramë dhe kushton 6.1 miliardë rupi (75 milionë dollarë) ka “të njëjtat synime” si misioni paraprak, të sigurojë një ulje të kontrolluar në sipërfaqen e Hënës.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?