India bën uljen historike pranë polit jugor të Hënës

23 Gusht 2023, 14:50| Përditesimi: 23 Gusht 2023, 15:02

  • Share

1692795246_6759.jpg

Misioni i Indisë në Hënë ka bërë histori duke u bërë i pari që uli anijen kozmike të tipit Chandrayaan-3, në rajonin hënor të polit jugor.

Pas kësaj uljeje të suksesshme, India i bashkohet një klubi elitar të vendeve për të arritur një ulje të butë në Hënë, pas SHBA-së, ish-Bashkimit Sovjetik dhe Kinës, raporton BBC.

Festimet kanë shpërthyer në të gjithë Indinë pas arritjes së suksesshme. Kryeministri Narendra Modi e quajti uljen e suksesshme "një rast gëzimi".

"Ne kemi arritur atje ku asnjë vend tjetër nuk mundi", tha ai.

Modi po e ndiqte drejtpërdrejt ngjarjen nga Afrika e Jugut ku po merrte pjesë në samitin e Brics. 

Është një fitore për qeverinë e Narendra Modi, e cila po e tregon Indinë si një lider në teknologji dhe një superfuqi globale bindëse.


Lajmi kryesor:

India shkruan historinë, anija e saj kozmike zbarkon në polin jugor të Hënës


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?