Bota

Indi, policët kërcejnë për të inkurajuar përdorimin e maskave (VIDEO)

30 Prill 2021, 10:50| Përditesimi: 30 Prill 2021, 11:02

  • Share

Në një kohë që vendi po përballet më një situatë alarmante sa i përket numrit të viktimave dhe të infektuarve me COVID-19 Policia e Shtetit në qytetin e Kerala ka shpërndarë një video e cila është bërë shumë shpejt virale.

Policia këtë herë  është në rrugë, ku ata kërcejnë në stilin Bollywood, për të inkurajuar përdorimin e maskës.

Video nga ky departament është e dyta, pasi vitin e kaluar ata kishin bërë një video të ngjashme për të nxitur larjen e duarve.

India, javët e fundit ka shënuar një nivel rekord të viktimave dhe rasteve të reja. Me 386.452 raste dhe 3.498 viktima vetëm në 24 orët e fundit.

 Numri i përgjithshëm i infeksioneve kaloi 18 milionë të enjten.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?