Bota

Indi, ndahet nga jeta kryefamiljari i familjes më të madhe në botë, më shumë se 180 anëtarë

14 Qershor 2021, 12:55| Përditesimi: 14 Qershor 2021, 12:57

  • Share

Është ndarë nga jeta një burrë 76-vjeçar që besohet të jetë kryetari i familjes më të madhe në botë në Mizoram të Indisë.

Ziona Chana, kreu i një sekti fetar që praktikonte poligaminë, vdiq të Dielën, duke lënë pas 38 gra, 89 fëmijë dhe 36 nipër e mbesa. Chana thuhet se vuante nga diabeti dhe hipertensioni.

Është e vështirë të thuash nëse Chana ishte me të vërtetë kryefamiljari i familjes më të madhe në botë pasi ka të tjerë që pretendojnë titullin. Megjithatë edhe për familjen e tij ka të dhëna kontradiktore. Të paktën një raport pretendon se ai kishte 39 gra, 94 fëmijë, 33 nipër e mbesa dhe një stërnip, që bënte që familja e tij të jetë në 181 persona.

Por rekord botëror apo jo, Chana dhe familja e tij janë një sensacion lokal, duke tërhequr turistë në fshatin e tyre në veri-lindje të Indisë.

Familja e madhe jeton së bashku në një shtëpi me katër kate të quajtur "Chuuar Than Run" ose Shtëpia e Brezit të Ri, me 100 dhoma.

Rezidenca është një atraksion i madh turistik në shtet, me njerëz nga e gjithë bota që vizitojnë fshatin për të parë një mënyrë jetese të familjes.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Chana ka lindur në vitin 1945. Ai u takua me gruan e tij më të vjetër, e cila është tre vjet më e madhe se ai, kur ishte 17 vjeç.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?