Fisnik Qosja

Inceneratori i Tiranës/ Kryebashkiaku i Kavajës lë në fuqi kontratën: Do negocioj për një çmim më të mirë

19 Qershor 2023, 23:24| Përditesimi: 20 Qershor 2023, 08:03

  • Share

Kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, ka vendosur të mos anulojë kontratën me impiantin e Mbetjeve në Sharrë, pavarësisht se Partia Demokratike që ai përfaqëson flet për një aferë korruptive.

Zoti Qosja pohoi në një intervistë me gazetaren Elona Meço se do të bëjë përpjekje për rishikimin e kontratës për uljen e kostos.

Faktikisht, ka një kosto të tepruar. Unë do të negocioj me toa dhe besoj se do të kemi një reduktim të kostove. Në lidhje me denoncimet, ato i di qeveria, shteti, SPAK. Por unë jam i detyruar të bashkëpunoj, sepse mbetjet nuk duhet të rrinë rrugëve apo kodra, por të shkojnë në vendin që e ka caktuar qeveria, me të drejtë apo të padrejtë. Të tjerat i di drejtësia”- tha kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës në emisionin “Pa Censurë” në RTSH.

Ndonëse momentalisht nuk ka një komunikim me kompaninë ai tha se ishte gati të bashkëpunonte për të gjetur një marrëveshje për të ulur koston e cila është aktualisht 29 euro për ton.

"Ne do të tolerojmë diku, ato do më tolerojnë diku. Besoj se do të kemi një marrëveshje. Do ta mbajmë kontratën dhe do përpiqemi të negociojmë" tha më tej ai.

Fisnik Qosja shprehu disa herë gatishmërinë për të bashkëpunuar me qeverinë, duke tejkaluar përkatësitë partiake.

Unë do t’i shërbej vetëm qytetarëve të Kavajës, me çdo çmim. Në funksion të këtij qëllimi, për të mirën e Kavajës,  do t’i shtrij dorën e bashkëpunimit qeverisë, kryeministrit, duke ofruar projekte konkrete”, tha kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Fisnik Qosja. 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?