Skandali me listën e PD në Durrës: ‘Hyn’ me 27 kandidatë dhe del me 28! Mbin nga hiçi emri i Enri Çenos, djali i ish-gjyqtarit të korruptuar

4 Tetor 2020, 22:58| Përditesimi: 5 Tetor 2020, 09:40

  • Share

Një skandal ka ndodhur gjatë procesit të votimit të kandidatëve që pritet të futen në listat e PD-së për zgjedhjet e ardhshme.

Demokratët i janë nënshtruar një procesi për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë, ku anëtarësia propozon emrat e kandidatëve për deputetë, komisioni bën vlerësimin dhe sërish degët votojnë emrat që kanë kaluar në fazat e mëparshme.

Por çuditërisht në qytetin e Durrësit, nga 27 kandidatë për të cilët njoftoi dje zyrtarisht dega e Partisë Demokratike në këtë qark, numri pas votimit sot doli 28 kandidatë.

Zbulohet se emri i shtuar është ai i Enri Çenos, djali i ish-gjyqtarit të Apelit Durrës, Petrit Çeno, i njohur për disa çështje, përfshirë edhe skandalin e biletave të Real Madrid-Barcelona, ku bashkë me dy gjyqtarë të tjerë do të shkonte për të parë ndeshjen me paratë e biznesmenit, Namik Sadiku. Për këtë skandal Petrit Ceno në tetor 2019 është dënuar me 3 vjet burg për korrupsion. Ne shkurt 2019, para se të dënohej, u shkarkua nga komisioni i pavarur i Vettingut pasi rezultoi se fshehu pasurinë. 

Enri Çeno kandidoi në Durrës në vitin 2017, por nuk u përzgjodh. Sot ai futet në listat e PD-së pa asnjë paralajmërim dhe pa kaluar procesin e votimit, për të cilën PD po mundohet aq shumë.

Që nga ngritja e komisionit të vlerësimit të kandidatëve dhe deri tek nisja e procesit të votimit të tyre nga anëtarësia e PD-së u cilësua nga selia blu si një nga proceset më të vlerësuar ku u jepnin mundësi demokratëve të thonin zërin e tyre. Madje demokratët e Bashës ngritën çdo ditë në media zërin se ky proces ishte aq i drejtë dhe pozitiv, sa partitë e tjera duhet të merrnin shembull prej saj.

Por duket se ky proces 'integrues' ngeci, apo tregoi vlerën e tij të 'vërtetë' në votimet në Durrës.

Ku nga 27 deputetë që iu paraqitën anëtarësisë në votim, te lista e fituesve dolën 28 kandidatë duke mbirë emri i Enri Çenos, djali i ish gjyqtarit të korruptuar. 

Ky në fakt është një skandal i vërtetë, ku nga njëra anë PD kërkon lista të hapura që qytetarët të thonë fjalën e tyre, dhe nga ana tjetër nuk i lë anëtarët e saj që të votojnë kandidaturat, por duke iu trembur një reagimi të tyre, preferon që t'i fusë ata fshehurazi në listat e tyre.

Votimet e PD janë cilësuar shpesh si farsë qesharake ku të gjithë kandidatët që garojnë, konfirmohen të gjithë, por mesa duket çështja është edhe më e rëndë, pasi ky skandal tregon se procesi është i manipuluar.

Procedurat e votimit nga ana e anëtarësisë në Durrës u ndoqën personalisht nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi, i cili duhet të shpjegoje tani futjen misterioze në listën e kandidateve të djalit të gjykatesit të korruptuar. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • lemi: 05/10/2020 09:46

    O POPULL, NGATERRONI BIOGRAFINE E SISTEMIT KOMUNIST, ME BIOGRAFINE E HAJDUTERVE QE E ROPEN KET POPULL. KUSH JANE KETA DEMOKRATE QE VOTOJNE BIRIN E BABES QE VODHI GJYSMEN E DURRESIT ME PRONA E GJITHCKA?! POPULL MJERAN !!!

    Përgjigju
  • Denisi: 05/10/2020 09:26

    Filloi media si ne kohe te enverit me biografine e familjes. Suksese Enrit

    Përgjigju
    • alo alo: 05/10/2020 10:00

      Denisi, per ty kjo menyre perzgjedhje, pa u votuar, te duket gje normale ?

  • Lanfi: 05/10/2020 09:18

    Ja pra kush eshte pd-ja . Asnje vot nuk keni per te marre o te poshter , futini prap ne lista femijet e krimineleve

    Përgjigju
  • Si Lipe Shtogu .: 05/10/2020 08:32

    Ka qene mbrapa listes , prandaj s’e pa anetarsia .

    Përgjigju
  • Albani: 05/10/2020 08:26

    Djal I mir nofta dhe o ky tipi ka Durrsi po baba kti ska ngel pa e infektu dhe çunin e vet me histori qe Kur ta kesh ne dor ket popull te keqen babi mpije mos u lej pik gjaku ne trup,pastaj dardha nen bie thot populli nuk shko shum larg

    Përgjigju
  • Ops: 05/10/2020 06:10

    Ju shifni listen e ps, vetem gay dhe riminele ka gjithandej

    Përgjigju
    • Rika: 05/10/2020 07:39

      Ate tipin qe do rregullonte cilesine e diellit e keni ne liste?

  • Kot: 05/10/2020 00:08

    Henri eshte djal i mire dhe ska lidhje fare me cfare pretendohet se ka bere babai! Pastaj ne Pd ka dhene kontribut nuk mbiu nga hici! Gjithesesi me kete shkrim thjesht publicitet i beni

    Përgjigju
    • alo alo: 05/10/2020 09:58

      Ishte ne liste emri i tij apo jo ? Nese jo, ty te duket normale qe nje person te shpallet fitues pa u votuar nga asnje ?

    • Miku: 05/10/2020 01:40

      Djale i mire?? O shoku babai i tij e ka rrit me pambuk duke shkaterruar nje familje ne Plepa Megjithate aty do lahen te gjitha

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?