Incidenti në Serbi,Rama: Në BE 
jo me autogola, por si 1 skuadë

21 Tetor 2014, 11:28| Përditesimi:

  • Share
TIRANË - Ndërsa ka bërë një sinonim midis ecurisë së kombëtares Gjermane të futbollit e cila lojën e saj për sukses e ka bazuar gjithmonë te skuadra, Rama u shpreh se sfida që na është bërë është se nëse duam të afrohemi më shpejt me BE duhet të bashkëpunojmë si një skuadër, jo vetëm që nuk duhet t'i njeri-tjetrin, por edhe duke mos bërë autogola e më pas t’i quajmë gola.

“Këto ditë e pashmangshme të mos flasim me Futbollin.aq më pak për një vend ku këtu ka shumë tifozë Besoj se kombëtarja e Gjermanisë është një shembull tjetër pse Gjermani ka suskes. Sado lojtarë të zotë, apo të pazotë që ka pasur, ylli i vërtetë ka qenë skuadra. Kjo e ka bërë Gjermaninë që të jetë një hap përpara Kombëtareve të tjera. Nga kjo kemi shumë për të të mësuar. Sfida që na është bërë është që nëse duam të afrohemi më shpejt me BE duhet të bashkëpunojmë si një skuadër, jo vetëm që nuk duhet t'i vendosin stërkëmbça njeri-tjetrin, por nuk duhet të bëjmë autogola e më pas t’i quajmë gola. Rruga është e vështirë.”- tha Rama. 

Deklarata e Ramës u bë gjatë aktivitetit “Së bashku drejt BE-së”., për bashkëpunimin me Gjermaninë për Zhvillim ku janë prezantuar rezultatet e deritanishme dhe projektet që planifikohen të zbatohen së bashku me institucionet partnere shqiptare në të ardhmen.

Rama:Evropa në moment pasigurie Merkel i dha Ballkanit perspektivë
Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar kancelaren gjermane Angela Merkel që në këtë moment pasigurie që ka kapluar Evropën i dha Ballkanit një perspektivë shumë inkurajuese, shpresë për të ecur përpara.

“Duket se Garancia e Evropës së Bashkuar është lidershipi i Gjermanisë. Merita e Merkel në raport me ne e rajonin është se në këtë moment pasigurie që ka kapluar Evropën ajo i dha Ballkanit një perspektivë shumë inkurajuese, shpresë për të ecur përpara.”- tha Rama.

Më tej Rama shton se përveçse është një udhërrëfyese në ecjen përpara të një Ballkani që është paqe, por që paqen e ka shumë të brishtë Gjermania është një garanci për një Evropën ku shumë shtete që po e testojnë Evropën e Bashkuar në kufi.

Gjithashtu Rama shprehet se askush nuk e ka  problem se falë Gjermanisë së Madhe jemi pjesë e rrugës për të qenë pjesë e Evropës së Madhe, ndërsa thekson se duke bashkuar forcat me Gjermaninë kemi vetëm për të fituar.

“Askush nuk e ka  problem se falë Gjermanisë së Madhe jemi pjesë e rrugës për të qenë pjesë e Evropës së Madhe Duke bashkuar forcat tona me Gjermaninë kemi vetëm për të fituar. Erdha me shumë forcë në këtë takim edhe për të rishprehur angazhimin e Gjermanisë në rajon dhe posaçërisht në Shqipëri. Një vend i madh që nuk e shohim thjesht si një partner, por edhe si burim lidershipi për ecurinë e qëndrueshme të të gjithë rajonit. “ –u shpreh Rama.


Rama: Donatorët të marrin shembull nga  Gjermania, investimet e tyre funksionojnë akoma
Gjatë konferencës “Së bashku drejt BE-së”, Rama u ka kërkuar investitorëve të tjerë në Shqipëri që të marrin shembull modelin Gjerman të investimit. Këta të fundit sipas Ramës nuk sjellin thjesht para, por edhe kulturë administrimi.    
 
“Nuk mund të rri pa e nënvizuar se Gjermania dhe posaçërisht KFW është një donator i një natyre shumë të posaçme nuk sjell vetëm para, por sjelledhe kulturë administrimi. Nëse shohim hartë e investimit në sektorin e ujit, të vetmet që funksionojnë si në ditën e parë janë ato të KFW. Dhjetëra projekte të tjera të shoqërive të huaja nuk funksionojnë më. “-shprehet Rama.

Ahmetaj: Po punojmë ligjin e koncesioneve
Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj tha se tashmë qeveria po punon ligjin e koncesioneve për ta bërë më fleksibël.
 
“Qeveria është duke punuar ligjin e koncesioneve për ta bërë shumë më fleksibël dhe gjithashtu në bashkëpunim me të gjitha ministritë parashtron listën e shërbimeve apo mundësive për t'i dhënë me PPP apo ne koncesion. Nga 11 elementët po prekim 7-të me reforma konkrete”, u shpreh Ahmetaj.
 

 
Haxhinasto: Për qëndrueshmërinë e institucioneve duhen drejtues jo politikë
Drejtues të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve apo drejtorive të tjera duhet të zgjidhen sipas kritereve profesionale, dhe jo atyre politike. Këtë e ka shprehur ministri i Transporteve dhe Punëve Publike.
 
“Arritjen e një niveli do të thoja të qëndrueshmërisë të sistemit, 67% e ujit të prodhuar humbet, i klasifikuar si humbje teknike. Kemi rreth 57 ndërmarrje të ujësjells-kanalizimeve, imagjinoni me kosto shumë të mëdha administrative, me fraksionim të madh të aseteve dhe me kapacitete shumë të vogla për të riinvestuar të ardhurat apo për të qëndruar në një vend qëndrueshmërie. Do të shikojmë mënyrën e alegimit të shpejtë të këtyre ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve. Element shumë i rëndësishëm që duhet ta pranojmë dhe ta identifikojmë si problem që duhet zgjidhur është qëndrueshmëria e drejtuesve të institucioneve, mënyra si zgjidhën ata duhet të ndryshojmë, ata nuk duhet të jenë të zgjedhur politik apo nuk mund të jenë produkt i raporteve të caktuara politike ne nivelin lokal por do të përzgjidhen në bazë të kritereve profesionale”, tha Haxhinasto.
 
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?