Adoleshentët thyejnë derën e KZAZ nr.42 në Kavajë! Nënkryetari: Nuk është dëmtuar materiali zgjedhor (VIDEO)

24 Prill 2023, 13:18| Përditesimi: 24 Prill 2023, 22:03

  • Share

Dera e ish-shkollës “26 Marsi” në Kavajë, ku është vendosur Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor është thyer pasditen e së dielës nga një grup adoleshentësh.

N/kryetari i KZAZ-së tha për Report TV se materialet zgjedhore, si lista e zgjedhësve apo formularët e vulat nuk janë dëmtuar.

“Dje rreth orës 4 të pasdites kur erdhëm pranë qendrës konstatuam se zyra e qendrës bashkë me derën kryesore janë thyer, por materialet zgjedhore nuk janë prekur. Dokumrntacioni dhe kompjuterat janë në rregull”, tha Fabian Curri zv/kryetar i KZAZ 42, Kavajë.

Ai shton se është njoftuar policia, e cila ka kryer verifikimet.

“Dëmtime ka tek dera kryesore dhe dera e brendshme e kzaz nr. 42. Policia erdhi dje dhe tani presim rezultatin.”

Pas njoftimit nga anëtarët e KZAZ-së, policia ka këqyrur vendin e ngjarjes dhe ka kostatuar se dera është thyer nga disa të mitur, të cilët luajnë pasditeve në mjedisin sportiv.

'Nga veprimet hetimore ka rezultuar se dera është hapur me forcë nga disa shtetas të mitur, të moshave 9, 10 dhe 13 vjeç. Të miturit janë intervistuar në prani të prindërve, psikologut, avokatit, punonjësve sociale të bashkisë Kavajë dhe kanë treguar se gjatë kohës që kanë qenë duke luajtur me njëri-tjetrin, kanë hyrë në ambientet e shkollës së mesme “26 Marsi”, në katin e parë, ku është edhe KZAZ Nr. 42.'- njofton policia.

Prej fillimit të vitit mësimor nxënësit janë transferuar në godinën e re të shkollës “26 Marsi”, ndaj dhe kamerat nuk janë funksionale. Godina e vjetër, që shihni në pamje nuk kishte asnjë funksion deri pak ditë më parë kur KQZ-ja vendosi ta përdorë si qendër per KZAZ-në nr 42, Kavajë.

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?