Ursula von der Leyen

Incidenti në konferencë, presidentja e Komisionit Europian sulmohet nga një qytetar: Je kriminele (Video)

17 Prill, 22:32| Përditesimi: 17 Prill, 22:37

  • Share

Teksa po merrte pjese në një aktivitet në Bruksel Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është përballur me një indicent.

Ndërsa po mbante një konferencë, një person e ka quajtur “kriminele”.

“Zonja von der Leyen, jeni e arrestuar nga një qytetar. Ju akuzoheni për ndihmë për gjenocidin në Gaza. Ju keni shprehur mbështetje totale për Izraelin që në fillim të këtij gjenocidi. Gjaku i fëmijëve palestinezë është në duart tuaja. Ju jeni një kriminele zonja von der Leyen. Ju duhet të jeni në Hagë dhe nuk duhet të jeni këtu. Ju jeni kriminele. Liri për Palestinën”, ka thënë qytetari.

 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?