Incidenti me flamurin serb në koncert, Rita Ora u përgjigjet kritikëve me një video

29 Gusht 2023, 16:44| Përditesimi: 29 Gusht 2023, 16:46

  • Share

Rita Ora ka reaguar pas incidentit në koncert në Hungari ku mori një flamur serb nga një fans.

Të shumtë ishin ata që e kritikuan dhe e sulmuan, por këngëtarja doli me një reagim për mediat kosovare, ku shprehet se nuk e ka ditur se cilit shtet i përkiste ai flamur dhe se ajo është një shqiptare krenare e Kosovës.

Ajo ka treguar se nuk kishte asnjë qëllim të mërziste dikë apo të tregonte mosrespektim ndaj popullit shqiptar.

Së fundmi Rita ka publikuar një video në Instastory, ku shihet Mbreti Charls i cili flet për ikonat e Shqipërisë, duke përmendur Nënë Terezën dhe Rita Orën.

Me këtë video, qëllimi i këngëtares me siguri ka qenë të mbyllë gojën e kritikuesve dhe t’i tregojë se ajo është krenare që është shqiptare.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?