Arbitri polak, Pavel Ratzkowski

Incident në Greqi, arbitrat polakë mbërrijnë të dehur dhe shkaktojnë rrëmujë në aeroport

9 Prill 2023, 16:43| Përditesimi: 9 Prill 2023, 16:48

  • Share

Një incident ka ndodhur në ligën greke të futbollit ku arbitrat polakë të caktuar për të vendosur në ndeshjen mes AEK-ut dhe Arisit, raportohet se kanë ardhur të dehur nga Polonia në Greqi.

Arbitrat mbërritën mbrëmë nga Polonia në Athinë për të qëndruar teksa sot pritet të vendosin mbi ndeshjen që nis në orën 18:00.

Megjithatë, gjatë fluturimit ka pasur një aventurë të madhe me vetë protagonistët . Sipas mediave greke, të gjithë gjyqtarët kanë qenë të dehur dhe në gjendje të tërbuar. Madje, një incident i rëndë ka ndodhur edhe me grekët që jetonin në Poloni dhe po udhëtonin drejt Greqisë. 

Gjyqtarët në aeroplan patën një bisedë për sfondin e futbollit grek për gjëra të ndryshme mes tyre, ndërsa në të njëjtën kohë konsumonin sasi të mëdha alkooli në avion. Disa grekë që e kuptonin gjuhën folën me ta në një moment dhe u thanë se "ne e dimë gjuhën dhe kuptojmë atë që thoni ju" dhe ata i sulmuan.

Më konkretisht, episodi ka ndodhur mes arbitrave polakë dhe dy shtetasve grekë, at e bir. Mes tyre ka patur ofendime të shumta madje edhe përpjekje për t’u përplasur fizikisht.

Ndeshja mes dy skuadrave, e caktuar për t’u luajtur në orën 18:00, pritet të shyhet teksa gjyqtarët nuk kanë mbërritur ende në stadium përfshirë edhe arbitrin kryesor të takimit, Pavel Ratzkowski.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?