Inceneratori i Tiranës, Dosja e GJKKO-së: 3 mln euro u frynë kostot vetëm për mjetet e transportit

9 Dhjetor 2023, 21:00| Përditesimi: 9 Dhjetor 2023, 22:15

  • Share

1702114948_finalprojekt.00475806.Still101.jpg

Në një pjesë të dosjes së vendimit të gjyqtare Irena Gjoka lidhur me firmosjen e15 urdhërarresteve ndaj personave në hetim për koncesionin e inceneratorit të Tiranës zbulohet dhe mënyra si u arrit llogaritja e tarifës 29 Euro/ton që duhet të paguanin njësitë e qeverisjes vendore për depozitimin e mbetjeve.

Gjatë hetimeve SPAK ka gjetur të dhëna fiktive të vendosura në studimin e fizibilitetit, të cilët kanë rritur fiktivisht tarifën

Vvetëm për mjetet e transportit kostoja është rritur me 3 milionë euro.

Vlera e mjeteve të transportit në momentin që është përdorur për të llogaritur koston e ndërtimit është shënuar në vlerën prej 750,000 Euro, ndërsa kur është llogaritur tarifa, vlera e mjeteve të transportit është vendosur 3,750,000 Euro.

Diferencat janë të paraqitura në investimet e propozuara për mjetet e transportit, ku në një rast është propozuar shumën 750,000 euro, ndërkohë që në një rast është paraqitur në shumën 3,750,000 euro. Këto diferenca kanë efekt të drejtpërdrejtë në përcaktimin e kostos për njësi të shërbimit të ofruar dhe rrjedhimisht në pagesat e projektuara nga autoritetet publike në funksion të zbatimit të projektit koncesionar. Në të njejtën kohë ato vendosin në dyshim vlerat reale që do investohen nga koncesionari gjatë procesit të zbatimit të projektit koncesionar/PPP. thuhet në dosje

 


Lajmi kryesor:

Inceneratori i Tiranës, SPAK zbulon si u bë tarifa 29 euro/ton: Kostot e ndërtimit u frynë në vlerën 25 mln euro


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord të falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat e 'Covid19'?