Inceneratori i Elbasanit, SPAK u komunikon avokatëve akuzat për Ahmetajn, Mërtirin dhe Zoton! Tre akuzat për ish-numrin dy të qeverisë

26 Mars, 13:24| Përditesimi: 26 Mars, 16:12

  • Share

Prokuroria e Posaçme u ka komunikuar zyrtarisht akuzat Arben Ahmetajt, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, lidhur me inceneratorin e  Elbasanit.

Mbi ish zv. Kryeministrin rëndojnë akuzat për korrupsion në 6 raste, pastrim parash dhe fshehje e mosdeklarim pasurie. Dy bashkëpunëtorët e tij, Mërtiri dhe Zoto, do të përgjigjen për akuzat e korrupsionit aktiv dhe pastrimit të parave. Akuzat u janë komunikuar avokatëve të pandehurve pasi të 3 janë në arrati.

Edhe ish-bashkëshortja e Ahmetajt, Albina Macka është marrë e pandehur. Ish-bashkëshortja e Ahmetajt akuzohet për dy vepra penale 'Fshehje pasurie' dhe 'Pastrim të produkteve të veprës penale'.

Prokuroria e Posaçme është drejt përfundimit të hetimit për ish zevenkryeministrin Arben Ahmetajn në lidhje me hetimin e nisur si fraksion i dosjes së Inceneratorëve. Hetimi nisi pas kallëzimeve që u bënë ndaj tij, se ka përfituar qindra mijëra euro, dhurata e udhëtime të paguara nga administratorët e inceneratorëve.

Ahmetaj dyshohet se ka ndërmarrë një mori aktesh, në funksionet e tij si ministër, për t’i mundësuar këtyre sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare. 

Prej 24 korrikut 2023 Arben Ahmetaj vijon të jetë në  kërkim ndërkombëtarSPAK, në dosjen dorëzuar parlamentit në korrik të vitit të kaluar - kur i kërkoi parlamentit autorizim për arrestimin e tij - vinte në dukje transaksione financiare me shitje-blerje pasurish të patundshme, të shtrira ndër vite, që pas të cilave qëndronin dy sipërmarrësit e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Ora 15:18
Dosja e Ahmetajt, merret e pandehur edhe ish bashkëshortja, akuzohet për fshehje pasurie dhe pastrim parash

Ish bashkëshortja e Arben Ahmetajt, Albina Macka, është paraqitur në SPAK së cilës i është komunikuar akuzat për aferën e inceneratorit të Elbasanit. Ish-bashkëshortja e Ahmetajt është marrë e pandehur nga SPAK dhe akuzohet për dy vepra penale 'Fshehje pasurie' dhe 'Pastrim të produkteve të veprës penale'.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?