Selia e Partisë Demokratike

Inceneratorët, PD: Vjedhja e 430 milionë eurove të buxhetit të shtetit me miratimin e Edi Ramës, skemë e mirëorganizuar

27 Shkurt 2022, 11:30| Përditesimi: 27 Shkurt 2022, 13:34

  • Share

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar sërish për Inceneratorët, ku vijon t’i mëshojë sërish 430 mln eurove sipas saj të vjedhura nga buxheti i shtetit, ndonëse kryeministri Edi Rama në 10 orë dëshmi para Komisionit Hetimor shpjegoi se kjo shifër përfshin shërbimin e menaxhimit të mbetjeve deri në vitin 2047.

“Përmes një skeme të mirëorganizuar të qeveritarëve të korruptuar, është planifikuar vjedhja e 430 milionë euro të buxhetit të shtetit me miratimin e Edi Ramës. Pasi edhe pse u njoftua se ky projekt ishte në shkelje të ligjit, ai prapë i dha miratimin. Ministria e financave nën drejtimin e Canit refuzoi projektin:

- Nuk ka studim fizibiliteti, vlerësim financiar, Procedurë me negocim pa shpallje në kundërshtim me ligjin.

- Ish-ministri i financave u shkarkua se nuk pranoi të bëhej pjesë e kësaj afere. Një ministër e emëron dhe shkarkon kryeministri, prandaj asgjë nuk është bërë pa dijeninë, mbështetjen dhe miratimin e Edi Ramës.

- Ahmetaj miraton kontratën e kundërshtuar nga Cani.

- Ahmetaj lidhje të hershme me Mirel Mërtirin. Ka udhëtuar nga 2012-2019, 12 herë me pronarët e inceneratorëve.

Edi Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit”, shkruan Partia Demokratike.

Komisioni Hetimor për Inceneratorët i mbaroi mandati më 25 shkurt, ndërsa më 7 mars pritet të dalin raportet përfundimtare. Nënkryetarja, deputetja socialiste Ermonela Felaj paralajmëroi daljen me 2 raportet

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?