Inceneratorët/ Basha: I kapa me presh në duar, por më sulmojnë mua! Rama përgjegjës për vjedhjen e 430 mln eurove, ministrat nuk ia morën pa ditur ai asgjë

27 Shkurt 2022, 14:29| Përditesimi: 28 Shkurt 2022, 16:04

  • Share

Gjatë takimit elektoral në degën 12, me kandidatin demokrat Ymer Haka që  synon të marrë drejtimin e Bashkisë së Vorës, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ironizoi deklaratat e kryeministrit Rama në Komisionin Hetimor për inceneratorët.

“Kemi dy ministra të Edi Ramës në burg, por në veçanti sa i takon Kokës puna vetëm sa ka filluar. Hetimi tregoi sesi modeli ynë i kateve, punës konkrete, përkushtimi për interesin e qytetarëve, punajonë ka filluar të jap rezultat. Kjo e ndan edhe nga modeli tjetër. Unë ta kap me presh në duar duke vjedhur 420 mln euro, ti shpif për mua. Ne këto sulme s’na bëjnë përshtypje, se këto sulme nga ata që janë kapur me presh në duar duke vjedhur nuk janë gjë tjetër veçse certifikata që po punojmë. Betejat e shumta që kemi zhvilluar ndër vite na kanë dhënë fuqinë të ndërtojmë një program në çdo fushë të jetës.(...)Raportin përfundimtar tregon qartë s eca ka ndodhur, këtu një lopë vidhet dhe e merr vesh gjithë komuna, atij i paska vjedh 430 mln euro ministrat pas shpine dhe nuk paska dit gjë”, tha Basha.

Nuk ka mbetur jashtë sulmit të politik të Bashës edhe paraardhësi i tij Sali Berisha. Basha tha se Partia Demokratike nuk është prone private e askujt.

“Kryetari që zgjidhni me një anëtar një votë ka disa përgjegjësi dhe po si mbajti ato përgjegjësi, s’po bën detyrën. Po as kryetari dhe askush tjetër nuk mund ti mbivendosët dinjitetit të askujt prej jush. As duke sharë, as duke i fyer, as duke i shpifur, sepse nuk i pëlqen mendimi ndryshe që ka. Nuk ka të tillë, pse? Sepse Partia Demokratike nuk është pronë e askujt dhe nuk duhet të jetë pronë e askujt. Sepse ndoshta ka pasur momente, ndoshta edhe në këtë zonë që  është dukur si pronë e dikujt. Jo. Partia Demokratike nuk është pronë private dhe nuk do të jetë kurrë pronë private. Është pasuri e demokratëve, është pasuri e të gjithë shqiptarëve”, u shpreh Basha.

Ndërsa jemi vetëm 1 javë larg nga zgjedhjet e pjesshme lokale, Partitë dhe koalicionet politike vijojnë fushatën për 6 bashkitë e mbetura pa kryetar të zgjedhur.  

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigrant: 27/02/2022 16:10

    Ke kape me prefsh ti o koqe per te denuar nje o disa duhen fekte dhe jo pordh gazetaresh e politikanesh qe korrin po sdin te mbledhin

    Përgjigju
  • sifi: 27/02/2022 15:17

    Basha kapi me presh ne duar ministrat kur kilia prasit bente 430 milion dollar.O pike e zeze kush eshte ne krye te opozites.

    Përgjigju
  • Taksapaguesi: 27/02/2022 15:15

    O ty te ka hik beleta me gjithe koshere ore shalngjitme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?