Inaugurohet pas restaurimit mozaiku 42-vjeçar i Muzeut Kombëtar! Një milion euro investim nga Bashkimi Evropian, 2 vjet punë

17 Maj 2023, 14:20| Përditesimi: 17 Maj 2023, 14:23

  • Share

Me kërcim e këngë, traditën e modernen të kapur dorazi, Java Evropiane nisi rrugëtimin në zemër të Tiranës. 42 vite pasi u vendos aty, Mozaiku "Shqipëria" u shpalos këtë të martë i restauruar në Muzeun Kombëtar, nën 'yjet' e flamurit të Bashkimit Evropian...

Restaurimi kërkoi dy vjet kohë, thuajse sa u desh për realizimin e tij fillstar nga 5 autorët Josif Droboniku, Vilson Kilica, Anastas Kostandini, Agim Nebiu dhe Aleksandër Filipi. Tre të fundit ishin të pranishëm në inaugurim. Punimet u financuan me një fond prej 1 milionë euro nga Bashkimi Evropian, me  123 tone ngjyrash, ku u përdorën gurët e gjetur në po të njëjtën fabrikë në Venecia ku u prodhuan origjinalët.

Simbolikat e diktaturës, në yllin e kuq e librin e partisë, Mozaikut ia hoqi demokracia, e madje vetë autorët, por polemikat sërish nuk munguan, kërkohej asgjësimi i tij nga Muzeu. Ripunimi I Mozaikut i hap rrugën restaurimit të plotë të Muzeut Historik.

Nën moton "Aftësitë tuaja, e ardhmja juaj" Java Evropiane bëri bashkë disa nga zërat më të dashur për publikun... Përgjatë këtyre dhjetë diteve që pasurohen me një sërë aktivitetesh e panairesh, do të prek 7 qytete të Shqipërisë... ku do të evidentohen edhe të rinj të talentuar.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Saci i Tirones: 17/05/2023 18:41

    Tani qe,dalngadale po' rehabilitihet fashizmit,mos harroni ta filloni restaurimin me flamurin me kryqin e thyer dhe sopatat e Musolinit.Duhet te ndricohet periudhe e lavdishme e tyre ne shqiperi

    Përgjigju
  • Flamurtari i Vlores: 17/05/2023 17:10

    Po turp ca restaurimi more ai do hequr fare do lënë bosh ai vend, ai mozaik është turpi dhe shëmtira e Tiranes

    Përgjigju
    • Llesh: 17/05/2023 17:36

      Ti je bastard o flamurtare leshi. Fuck

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?