Inaugurimi/ Biden iu kërkon falje ushtarëve që fjetën në parkingje

23 Janar 2021, 12:18| Përditesimi: 23 Janar 2021, 12:19

  • Share

Imazhet e qindra anëtarëve të Gardës Kombëtare tek flenë në parking apo në qiell të hapur pas ceremonisë së inagurimit të presidentit amerikan ka bërë që Joe Biden tu kërkojë atyre ndjesë.

Më shumë se 25 mijë trupa u vendosën në Uashington DC për inaugurimin e Biden, pas dhunës në fillim të këtij muaji. Foto dhe video të shpërndara të enjten tregonin ushtarët, të cilët ishin detyruar ta kalonin natën në parkim. Pamjet sollën menjëherë reagime të ashpra.

 Joe Biden ka reaguar duke takuar shefin e Byrosë Kombëtare të Gardës për t’i kërkuar falje. Në anën tjetër, zonja e parë, Jill Biden, takoi disa nga ushtarët për t’i falënderuar ata personalisht. “Thjesht doja të vija sot për t’ju thënë faleminderit të gjithëve që u kujdesët për sigurinë time dhe të familjes time”, u tha Jill Biden teksa shpërndau dhe biskota.

Pas imazheve në social media, u ngjallën diskutime të shumta për kushtet e trupave të ushtarake në vend.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?