Inagurohet Qendra e Arsimimit
 dhe Trajnimit Profesional
 

10 Mars 2016, 08:19| Përditesimi:

  • Share
TIRANË - Ambasadori Amerikan, Donald Lu dhe Ambasadorja Sllovene Lea Stančič, përuruan Qendrën e Trainimit  dhe Arsimimit Profesional në Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT). USAID, Qendra Sllovene për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar dhe UBT ishin partnere në një program 3-vjeçar, në vlerën 510 000 dollarë, për të ngritur një Qendër të tillë funksionuese, e cila do të ofrojë arsimim dhe trainim praktik për profesionistët e mes-karrierës në sektorin bujqësor në Shqipëri dhe në të ardhmen në Europën Juglindore.

UBT është i vetmi institucion shtetëror në Shqipëri që trainon veterinerë, puna e të cilëve është tepër e rëndësishme për shëndetin e mirë të kafshëve dhe për sigurinë ushqimore në vend. Pas diplomimit, shumë studentë punojnë si inspektorë të sigurisë ushqimore në kufi dhe në pikat e agro-përpunimit të mishit dhe të produkteve të qumështit; të tjerë punojnë për të siguruar shëndetin e mire të kafshëve. Qendra është e pajisur plotësisht për të siguruar për veterinerët trainim praktik dhe shërbime laboratorike, me fokus tregun, dhe ka kapacitetet të kryejë analiza për cilësinë dhe sigurinë e ushqimit. 

Pas kësaj ceremonie, Ambasadori Lu vizitoi gjithashtu investime të tjera të kohëve të fundit në UBT, realizuar nga asistenca e SHBA-së, siç është Laboratori i Fiziologjisë në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, pajisur nga USAID-i me kompjutera, programe kompjuterike simuluese dhe aparatura të tjera, për të rritur përvojën laboratorike të studentëve të Veterinarisë.
Ambasadori Lu vizitoi edhe një kopsht demonstrimi peisazhi, me sipërfaqe 1 500 m2, realizuar me ndihmën e USAID-it, për të mbështetur studimet e nivelit universitar dhe Master në Arkitekturë Peizazhi, në Departamentin e Hortikulturës.

Gjirokastër
Oferta pune për të rinjtë nga programi qeveritar "Nxitja e Punësimit"

Të rinjtë gjirokastritë kanë tani një mundësi më tepër për t'u punësuar në programin që ka lançuar qeveria shqiptare "Nxitja e Punësimit". Tashmë është i dukshëm interesi i biznesit në Gjirokastër për të afruar të rinj, të arsimuar kryesisht në profesione të kërkuara, si ekonomistë, inxhinierë elektrikë, apo dhe ata të rinj, që janë të shkolluar me arsim të lartë, por që mund të punojnë edhe në profesione të tjera. Përfaqësues të biznesit gjirokastrit po marrin kontakte të përditshme apo dhe periodike me Zyrën e Punësimit në Gjirokastër, për të marrë numrin e aplikantëve që dëshirojnë t'i bashkohen kësaj nisme.

Interesi deri tani, sipas drejtuesve të Zyrës së Punës, ka qenë i kënaqshëm, pasi për herë të parë të rinjtë shfaqin besueshmëri tek institucionet përgjegjëse, të cilat më parë kanë funksionuar thjesht për trajtimin me asistencë të atyre personave të punësuar, që kanë dalë në reformë, ndërsa sot, kjo zyrë gjeneron vende të reja pune, kryesisht për të rinj të arsimuar, por edhe për ata që nuk kanë një arsim të lartë. Njëri prej atyre të rinjve është edhe Enkeli 30-vjeçar, i cili është paraqitur tek Zyra e Puns për të gjetur një ofertë për profesionin e tij si elektricist.

Drejtori i Zyrës Rajonale të Punësimit në Gjirokastër Eduart Pesha u shpreh për Report TV se të rinjtë që kanë mbaruar shkollën e lartë kanë shprehur një interes gjithnjë e në rritje për të kërkuar punë, madje edhe në profesione të tjera për të cilat nuk janë specializuar në shkollimin e tyre.
Numri i të rinjve që janë paraqitur pranë kësaj zyre vetëm këtë vit ka qenë 50% më i lartë se në të njejtën periudhë të vitit të kaluar, çka përbën edhe numrin rekord të shënuar ndonjëherë në 24 vitet e fundit.
===

Shqipëri-Itali, shkëmbim i përvojave për politikat mbi arsimin profesional
Në ambjentet e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë u mbajt konferenca e përbashkët për shtyp e ministri Blendi Klosi me ministrin Rajonal të Politikave të BE për zhvillimin Ekonomik, Arsimin dhe Formimin Profesional, të rajonit të Emilia Romagna-s, prof. Patrizio Bianchi dhe Ambasadorit Italian Alberto Cutillo. Në qendër të kësaj konference, ishte shkëmbimi i përvojës së dy vendeve për politikat mbi arsimin profesional dhe implementimin e tyre.

Ministri Klosi tha se “ky takim ka një rëndësi të veçantë në aspektin e shkëmbimit profesional të ideve dhe mundësisë për të kuptuar se cilin model implementimi do duhet të ndjekim në Shqipëri. Duke patur si objektiv të rëndësishëm të kësaj Ministrie por edhe të Qeverisë, dyfishimin e nxënësve dhe të rinjve që ndjekin arsimin profesional.”
Po ashtu ai tha se “problem është punësimi dhe jo mungesa e vendeve të punës. Duke u bazuar, edhe në bisedat e takimet e tre muajve të fundit me biznese të ndryshme, ku këto të fundit kanë shprehur kërkesa të përsëritura në nevojën e tyre për profesionistë”.

Gjithashtu, ministri i vuri theksin edhe paketave ligjore të përgatitura dhe gati për diskutim parlamentar, në lidhje me nxitjen e punësimit, shtimin e vëmendjes ndaj arsimit profesional.
Gjithashtu ai përmendi edhe 15 shkolla të cilat do të kthehen brenda vitit në Qendra Ekselence brenda shtatorit te 2016.
Ministri Klosi paralajmëroi gjithashtu edhe fushatën sensibilizuese që do të ndërmarrë së shpejti, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe me prindërit e tyre për rëndësinë e arsimit profesional.


Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?