Ina Pojani: Kulinaria, aty ku
pasioni më drejton drejt punës

14 Janar 2016, 08:31| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Edhe pse 18-vjeç ajo ka zgjedhur diçka ndryshe nga moshataret e saj. Kohën ka vendosur t’ia kushtojë gatimit. Ina Pojani, vajza nga Elbasani, rrëfen për “Shqiptarja.com” se si i ka dhënë prioritet pasionit të saj për kulinarinë. Gatimi ndoshta vetëm për ata që e shikojnë si profesion është diçka që do kohë dhe përqendrim,kurse për ata që e kanë pasion, kjo gjë kthehet në një punë të palodhshme dhe plot dashuri. 

Thonë që shefat më të mirë në kuzhinë janë meshkujt, por kjo gjë  nuk e pengon Inën që çdo ditë dhe më shumë pasionin e saj, planet  e saj të studimit dhe aspiratat që ajo ka për t’u bërë  një shefe kuzhine e vërtetë. Pasioni i Inës vjen që në një moshë të vogël, ku të gjitha moshataret e saj luanin me kukulla, ajo dinte mirë të gjitha enët e kuzhinës dhe funksionin e tyre. “Kur të gjithë dinin vetëm të hanin, unë doja dhe t’i gatuaja”, shprehet ajo.

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?