Imunologu italian: Më mirë një vaksinë me efekte anësore sesa të infektohemi nga Covid-19

2 Shtator 2020, 13:40| Përditesimi: 3 Shtator 2020, 09:19

  • Share

Francezët e ‘Sanofi’ kanë hequr dorë nga ‘loja’ për të adaptuar një ilaç kundër artritit në terapi kundër koronavirusit dhe kanë pranuar se nuk kanë arritur rezultatet e dëshiruara

Në garën e vaksinës, ajo anglo-italiane për momentin duket se është më premtuesja për të qënë efektive

Por a mund t’i besojmë njoftimeve që po ndjekin njëri-tjetrin në lidhje me ardhjen e vaksinës anti Covid? Ka nga ata thonë se ajo do të jetë gati në shtator, të tjerë deri në fund të vitit.

Guido Forni, profesor i imunologjisë në Universitetin e Torinos dhe anëtar i ‘Lincei’, akademia më e vjetër shkencore në Itali tha për ‘Il Giornale’ se “Të gjitha vaksinat nën studim janë shumë të ngjashme” dhe se ‘Vaksina e Oksfrodit është ajo që do të qëllojë në shenjë”

'Oksfordi e ka testuar vaksinën te majmunët dhe prandaj supozohet se ajo do të funskionojë edhe te njerëzit. Testi i vërtetë i lakmusit mbi vaksinën do të bëhet pas disa vitesh, kur do të shohim efektet anësore reale. Por edhe nëse nuk do të kemi një produkt 100% të sigurt, është e rëndësishme ta kemi atë. Më mirë me një vaksinë me efekte anësore sesa të sëmuremi me koronavirus”

I pyetur nëse është e domosdoshme që këtë vit të vaksionohemi kundër gripit, Forni u shpreh se sivjet vaksina e gripit do të jetë e domosdoshme më shumë se kurrë.

“Parandalimi prej gripit do të thotë ulje e rrezikut që të prekemi rëndë nga Covid dhe komplikimet e tij” – tha profesor i imunologjisë

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?