Bota

Imazhet që shkaktuan zemërim në Ukrainë, ushtaret përgatiten për paradën e 30 vjetorit të pavarësisë me taka të larta

3 Korrik 2021, 11:49| Përditesimi: 3 Korrik 2021, 11:59

  • Share

Publikimi i disa imazheve të ushtareve gra, të cilat bënin prova për një paradë të ardhshme ushtarake të veshura me taka të larta, ka shkaktuar një valë të madhe zëmërimi në Ukrainë.

Në fotot të cilat u bëbë virale brenda pak orësh, studentet të një kolegji ushtarak shihen të veshura me veshje ushtarake dhe këpucë të zeza me taka, të cilat sipas tyre nuk janë aspak praktike.

“Sot ne po stërvitemi me taka të larta për herë të parë. Ishte pak më e vështirë sesa me çizmet luftarake, por ne po bëjmë më të mirën”, i tha Ivanna Medvid, “ArmiaInform”, agjencia e lajmeve e ministrisë.

Imazhet shkaktuan zemërim të gjerë në rrjetet sociale dhe kundërshti në parlamentin e vendit. Deputetja Inna Souvsoun, tha se iniciativa ishte një “ide idiote” që mishëronte “stereotipat mbi rolin e gruas si një kukull e bukur”.

 Një paradë ushtarake kushtuar 30 vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës do të zhvillohet në Khreshchatyk më 24 gusht. Një kontigjent i grave ushtarake të Forcave të Armatosura të Ukrainës do të ecë përgjatë rrugëve kryesore të kryeqytetit së bashku me njësitë e tjera. 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?