Simone dhe Filippo Inzaghi

'Im vëlla e meritoi gjysmëfinalen', Pippo Inzaghi: Bëj tifo për Milanin, e dua në finale

22 Prill 2023, 14:01| Përditesimi: 22 Prill 2023, 14:03

  • Share

Inter - Milan do jetë euroderbi në gjysmëfinalet e Champions League. Derbi i Milanos këtë herë është zhvendosur në Europë, me ish-trajnerin e Milanit, Pippo Inzaghi që bën tifoz për kuqezinjtë, paçka se te Interi trajner është i vëllai, Simone.

Pas ndeshjen së humbur dje kundër Brescias në Serie B, trajneri i Reggina-s foli për derbin e Champions League që pret qytetin e Milanos. Një sfidë e veçantë për SuperPippo, ish-futbollist dhe ish-trajner i Milanit, por vëllai i tij, Simone është në stolin e Interit.

"Është gjysmëfinalja perfekte, unë jam i lidhur me Milanin dhe do të jem gjithmonë një tifoz. Sigurisht që do të mbështes Milanin, por jam i lumtur për vëllanë tim sepse e meritonte”, tha Pippo.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?