Ilnisa Agolli

Ilnisa Agolli: Ja 4 banorët që i shoh në finale

7 Prill, 15:14| Përditesimi: 7 Prill, 15:18

  • Share

Ilnisa Agolli pas eleminimit nga Big Brother ka qenë e ftuar në Fun Club, ku ka folur për rrugëtimin e saj, marrëdhënien me Meritonin dhe banorët që ajo i sheh si finalist.

Enxhi: Përveç Meritonit kë sheh lojtar më të fortë aty brenda, sepse për Eglën je shprehur qartë që të duket lojtare e varfër.

Ilnisa: Po lojtare e varfër dhe i qëndroj asaj çfarë thashë sepse ka dy toplogji, kjo lojtarja e varfër dhe lojtarja e pasur. Egla që në fillim edhe deri më tani nuk besoj se mund të ketë shfaqur diçka që shkon tek dashuria, tek njerëzorja, tek vlerat. Por ama nga ana tjetër shqiptarët kanë parë diçka që e mbajnë brenda dhe mua që më nxorën jashtë.

 Enxhi: Ju që i keni dhënë vëmendje nuk e keni ndjerë rrezikun? Nga ajo fakti që mund të jetë një kundërshtare e fortë.

Është një kurth i madh që krijohet aty brenda do apo nuk do. Ti duke hedhur hapa normalisht nuk e vëren. Ti nuk e di se ku shkel. Ne shkelëm tek disa mina që na sollën këtu. që e mbajnë brenda dhe mua që më nxorën jashtë.

Enxhi: Kë sheh në finale?

Ilnisa: Po Meritonin pa dyshim, po hajt meqë është qaraman po fusim edhe Romeon. Kë kemi tjetër? Majdanozin e grirë, Eglën. Ajo duhet të zbërthehet deri në fund në gjënë e saj dhe jam vetë kurioze sesi do reagojë. Po themi edhe Julin.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?