Ilir Shaqiri sapo na tregoi banorin e tij të preferuar në “Big Brother Vip”

14 Shkurt, 13:25| Përditesimi: 14 Shkurt, 13:28

  • Share

Balerini i njohur njëkohësisht dhe fituesi i parë i edicionit “Big Brother Vip” ka treguar nëpërmjet postimeve të tij në Instagram  që e ndjek në mënyrë të rregullt formatin, madje mbrëmë gjatë transmetimit të emisionit  sapo na tregoi se cili është banori i tij i preferuar.

Ndërsa shikonte emisioni Ilir Shaqiri postoi një foto në “story” momentin kur njëri nga banorët do të eliminohej. Rikujtojmë se Gracaiano në episodin e kaluar hapi kutinë e Pandorës dhe dërgoi në nominim të menjëhershëm Heidin, Romeon dhe Lisin.

Sipër fotos Iliri ka shkruar “Kur s’ke çfarë i bën gomarit, i bie samarit”, duke ironizuar Gracianon për zgjedhjen e bërë dhe nga ana tjetër na tregon qartazi ose jo se  është një mbështetës i Romeos.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • K'se'njo: 14/02/2024 15:45

    Ç'lidhje ka,i bie që Elisi është Samar,edhe ngel Gomari?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?